Ja parametrat e mundshme të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus

Pak ditë më parë mësuam se Apple do të bëjë një ndryshim në lidhje me memorjet e iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, ndërsa sot kemi informacione të tjera për parametrat e pajisjeve flagship të Apple.

Sipas techtastic, pritet që iPhone 7 të ketë parametrat si në vijim:

  • Ekran 4,7 inç me rezolucion 750×1334
  • Procesorë: A10 dhe M10
  • RAM: 2GB LPDDR4
  • Bateri: 1960 mAh
  • Kamera: 12 megapixel, sensor 1/2.6-inç, F/1.9, 1:3 mikronë për pixel.

Dhe iPhone 7 Plus:

  • Ekrani: 5.5-inç, me rezolucion Full HD 1080×1920
  • Procesorë: A10 dhe M10
  • RAM: 3GB LPDDR4
  • Bateri: 2910 mAh
  • Kamera: Dy 12 megapixel, sensor 1/3-inç, F/1.9.

Nëse po mendoni se si do të përballeshin këto parametra me ato të iPhone 6S dhe 6S Plus, Mund të themi se të dy kanë një bateri të madhe (1715 mAh për 6S, dhe 2750 mAh për 6S Plus), por këtë radhë iPhone 7 Plus ka 1GB RAM më shumë.

Sigurisht, të dy do të kenë procesorët dhe koprocesorët e ri A10 dhe M10, ndërsa 6S-ja dhe 6S Plus kanë A9 dhe M9.

Por kamera është pjesa ku Apple ka bërë ndryshime të mëdha. Këto ishin parametrat e kamerës së iPhone 6S dhe 6S Plus (6S Plus kishte edhe stabilizim automatik të imazhit):

12 megapixel, sensor 1/3, F/2.2, 1:22 mikrone për piksel
Kamera ka luajtur gjithmonë një rol kyç në të gjithë iPhone-et e rinj të përmirësuar, dhe duke pasur parasysh faktin se iPhone 7 Plus do të ketë një kamera dyshe, gjërat do të bëhen mjaft interesante.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.