10 këshilla të cilat ju ndihmojnë të shmangni varësinë ndaj smartphone-it
Smartphone-ët janë të mrekullueshëm. Por, kur gjyshja juaj ju thotë që të vendosni telefonin tuaj larg tryezës, ndoshta ju duhet ta dëgjoni.
Varësia ndaj smartphone-ve është diçka e vërtetë! Ne në mënyrë të vazhdueshme kontrollojmë smartphone-ët tanë, kur jemi duke folur, duke punuar, duke ecur, dhe duke vozitur, edhe pse ne jemi koshient që nuk duhet. Por fatkeqsisht e kemi të pamundur! Por e dini se çfarë thonë: duke pranuar se ju keni një problem është hapi i parë për rregullimin e tij. Më poshtë, gjbiteam.com ju sjell 10 këshilla që ju mund të përdorni, për të ndihmuar varësinë tuaj ndaj smartphone-ve, kërkoni vendin tuaj në botën e vërtetë, dhe ndërmerrni aventura jashtë pa nevojën e një telefoni në dorën tuaj (Faleminderit shumë, Pokemon Go :P).
Mos e përdorni telefonin tuaj në krevat
Studimet tregojnë se duke përdorur smartphone-in tuaj në krevat nuk është një ide e mirë si fillim, për shkak se drita blu e telefonit çrregullon hormonet tuaja të gjumit. Pra, hapi i parë për të shmangur varësinë tuaj nga smartphone-i është për të bërë krevatin tuaj një zonë ku ndalohet telefoni. Seriozisht, për shëndetin tuaj. Netët e para do të jenë të vështirë, por në fund ju do të kaloni nga fotoja më lart tek kjo:
Blini një orë me alarm të vërtetë
Besoj se shumë prej jush që po lexoni këtë artikull, gjëja e parë që bëni në mëngjes është të hapni telefonin, veçanërisht nëse telefoni juaj është ajo gjëja që ju ka zgjuar. Largojuni këtij tundimi dhe ulni rrezikun e ndonjë dëmtimi të telefonit tuaj të shtrenjtë kur ju flini dhe blini një orë të vërtetë me alarm.
Shmangni telefonin në kafe/tryezë
Sfidoni veten tuaj duke bërë biseda me miqtë dhe anëtarët e familjes për një orë ose më shumë pa prekur me dorë telefonin tuaj. Mos bëni me hile! Nëse dikush përmend një imazh qesharak që ka parë në Imgur, thuajini t’jua përshkruaj atë duke përdorur fjalët dhe/ose një stilolaps dhe letër.
Fikni njoftimet
Jo njoftime = jo arsye për të kontrolluar telefonin tuaj. Në teori gjithësesi.
Fshini aplikacionet e panevojshme
Shumica e aplikacioneve në telefonin tuaj janë thjesht të panevojshëm, gjithësesi.
Plus, imagjinoni se sa produktiv do të ishit nëse nuk do kontrollonit Facebook, Twitter, Instagram, LinkedIn, gjashtë llogari email-i, dhe Reddit gjithë kohën.
Ndërlikoni kodin e telefonit
Nuk mund të kontrolloni telefonin nëse nuk mund të hyni në telefon! Bëni që telefoni juaj të kyçet menjeherë, dhe vendosni një fjalëkalim i cili përmban 18 karaktere, që përfshin shkonja të mëdha dhe të vogla, numra dhe karaktere speciale.
Fokusohuni tek personi me të cilin po flisni
Përpiquni të mbani telefonin larg duarve tuaj gjatë një bisede në jetën e përditshme. Fokusohuni tek personi me të cilin jeni. Fokusohuni seriozisht.
(Gradualisht ju do bëni që ata të mos të ndihen rehat mjaftueshëm dhe do të detyrohen të largohen. Atëherë ju mund të kontrolloni telefonin tuaj 😀 )
Vendosni telefonin në Airplane Mode
Nëse fikja e njoftimeve nuk po funksionon, fikni lidhjen tuaj të internetit. Të gjithë internetin. Nëse nuk keni shërbim = nuk keni arsye pse të kontrolloni telefonin.
Lëreni telefonin në shtëpi një herë në javë
Një herë në javë, bëni diçka të çmendur dhe lëreni telefonin tuaj në shtëpi. Pra gjithë ditën (ndoshta vetëm një gjysëm ditë sa për fillim). Dilni jashtë! Lexoni hartat. Vozisni pa GPS!
Merreni me ngadalë
Mbani mend: Qëllimi është për të frenuar varësinë tuaj ndaj smartphone-it, pra nuk po themi që të ktheheni mbrapa në Epokën e Gurit. Duke hequr dorë nga smartphone-i dhe interneti, me shumë mundësi do pushoheshit nga puna dhe do ju çonte në një rikthim të shpejtë në varësinë ndaj smartphone-ve.