Apple prezanton më në fund iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus
Dhe më në fund është këtu.
Pas muajsh të tërë aludimesh dhe spekulimesh, Apple më në fund ka prezantuar sonte iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus (edhe pse pak më herët nga evenimenti i saj).
Ashtu siç pritej, gjenerata e 10 e iPhone do të vazhdojë të ketë dizajnin e iPhone 6 me ekranet 4,7 dhe 5,5 inç, por me disa ndryshime specifiketë vogla. iPhone 7 do të vijë në ngjyrat: E artë, Rozë e Artë, Argjend, E zezë, dhe E zezë sterr. (Lamtumirë Gri kozmike!)
Gjithashtu iPhone 7 do të vijë me një ekran të ri më të fuqishëm me më shumë ngjyra, do të hiqet porta e kufjeve, si dhe janë vendosur autoparlantë stereo.
Një risi e veçantë në iPhone 7 është kamera.
Sistemi i kamerës në iPhone 7 do të jetë tërësisht inovativ dhe i avancuar. Të dyja pajisjet do të kenë një kamera 12 megapiksel, e cila përfshin stabilizimin optik të imazhit, një aperturë më të madhe prej ƒ/1.8, dhe 6 elemente lentesh të cilat do të mundësojnë foto dhe video më të pastra dhe më të detajuara.
Zmadhimi optik do të jetë 2x, ndërsa zmadhimi digjital do të jetë 10x. Kamera do të jetë aq e sofistikuar dhe e mrekullueshme, sa që do të mund të bëjë ndarjen e objektit me sfondin, për të mundësuar shkrepje portretesh më të mira, të cilat janë të mundura vetëm me kamerat DSLR.
Disa karakteristika të tjera të kamerës janë:
- Një procesues të ri të sinjalit të imazhit të dizenjuar nga Apple, i cili proceson gati 100 miliard operimi në një foto të vetme, në vetëm 25 mili sekonda, çka rezulton në foto dhe video të pabesueshme.
- Kamera e re FaceTime 7 megapiksel, me gjerësi ngjyrash dhe stabilizim automatik të imazhit për selfie më të mira.
- Blic i ri Quad-LED True Tone i cili është 50% më i shndritshëm se sa në iPhone 6S.
Më shumë performancë dhe bateri.
iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do të fuqizohen nga procesori i ri A10 Fusion me katër bërthama, i cili është 40% më i shpejtë se A9 në iPhone 6S, dhe koprocesori M10 i cili do të jetë 50% më i shpejtë se M9, i cili do t’i mundësojë pajisjeve grafika super të fuqishme.
Të dy smartphone-t do të mbështesin plot 25 banda të LTE, çka do ta bëjë më të lehtë përdorimin e rrjetit 4G kudo në botë, dhe arrin një shpejtësi deri në 450Mbps.
Bateria e iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus vjen me një jetëgjatësi më të madhe, gati dy herë më shumë se iPhone 6S.
iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do të jenë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit
Një karakteristikë kjo që pritej që në vitin 2014 kur u prezantua iPhone 6, por më mirë vonë se kurrë. iPhone-t e rinj do të jenë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Kështu që mund të zhyteni me të pa problem.
Përsa i përket çmimit, modeli bazë i iPhone 7 (32GB) do të fillojë nga 649 dollarë, për të vijuar më pas me 749 dollarë për modelin 128GB, dhe 849 dollarë për modelin 256GB.
Ndërsa iPhone 7 Plus do të kushtojë 869 dollarë për modelin 128GB dhe 969 dollarë për modelin 256GB.