Asus ZenFone AR telefoni i parë në botë me Tango dhe Daydream VR
Asus Zenfone AR është smartfoni i parë Tango në botë i cili sjell mbështetje dhe për Daydream VR. Smartfoni u prezantua tek CES (Consumer Electronics Show) 2017 së bashku me Asus Zenfone 3 Zoom.
Smartfoni i parë Tango, Daydream Ready
Siç e përmendëm dhe më sipër, kompania Tajvaneze ka menaxhuar të sjellë Zenfone AR i cili mbështet teknologjinë Google Tango duke ofruar dhe sistemin TriCam me tre kamera, për gjurmimin e lëvizjeve, matjen e thellësisë dhe planin e dhomës.
Tango me sensorët e tij mund të masë hapësirën dhe lëvizjet siç bëjnë dhe njerëzit. Në momentin e shkrimit të këtij artikulli, janë vetëm 35 aplikacione AR në dispozicion, por më shumë aplikacione priten të vijnë më vonë këtë vit.
Smartfoni i parë AR, Lenovo Phab 2 Pro është lançuar në 2016 por nuk mbështet Daydream VR. Asus ZenFone AR vjen gjithashtu dhe me Google Daydream ku përdoruesit mund të shijojnë kualitetin e lartë të realitetit virtual.
Në këto momente, eksperienca Tango AR dhe Daydream VR nuk mund të kombinohet në Asus ZenFone AR. Me fjalë të tjera, aplikacionet Daydream mund të përdoren vetëm kur smartfoni është brenda pajisjes Daydream VR dhe aplikacionet Tango mund të përdoren vetëm kur është në Tango Mode.
Karakteristikat e Asus ZenFone 3
Asus Zenfone AR sjell një ekran 5.7 inç quad HD dhe fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 821.
ZenFone AR është gjithashtu dhe smartfoni i parë me 8 GB RAM. Gjithashtu vjen dhe me një model tjetër me 6 GB RAM. Smartfoni vjen dhe me katër variante të ndryshme magazinimi, 32 GB, 64 GB, 128 GB dhe 256 GB. Gjithashtu ofron mështetje dhe për kartë microSD.
Kamera e komplikuar mbrapa ka një rezolucion prej 23 megapiksel me sensor Sony IMX dhe aperturë f/2.0. Vjen me karakteristika si OIS me 4-akse, EIS, RAW dhe një blic me LED të dyfishtë. Kamera para 8 megapiksel ka një aperturë f/2.0 e cila gjithashtu ka një blic me LED të dyfishtë.
Punon me Android 7.0 Nougat i modifikuar me Zen UI 3.0. Karakteristika të tjera përfshijnë një portë USB Type-C dhe një skaner shenjash gishtash. Pajisja furnizohet nga një bateri 3,300 mAh e cila mbështet karikimin e shpejtë.
Asus ZenFone 3 çmimi, data e lëshimit
Data e lëshimit të Asus ZenFone AR pritet të ndodhë në tremujorin e dytë të vitit 2017. Në kohën e këtij shkrimi, nuk ka ndonjë konfirmim se çfarë tregjesh do godasë. Gjithashtu edhe çmimi nuk është zyrtarizuar ende.