Freedom 251, smartphone-i me sistem Android i cili kushton vetëm 3,67 dollarë!
Një smartphone me sistem operimi Android i cili kushton sa një filxhan kafeje është lançuar sot në Indi nga një kompani vendase e cila quhet “Ringing Bells”. “Freedom 251” kushton 251 rupi (ose 3,67 dollarë), vjen me një garanci 1 vjeçare, dhe ka karakteristika të mira, të paktën në letër. Çmimi i celularit nuk është i subvencionuar nga ndonjë kontratë kompanie telefonike; me të vërtetë kushton 3,67 dollarë.
Vjen me një ekran 4 inç 960×560 piksel, me një procesor 4 bërthamësh 1,3GHz (prodhuesi i panjohur), dhe një bateri 1450mAh. Ka RAM-in 1GB dhe memorje të brendshme 8GB, dhe mbështet kartë memorje micro SD deri në 32GB. Ka një kamera 3,2 MegaPiksel, dhe kamera të përparme 0,3 MegaPiksel.
Freedom 251 operon me Android 5,1, dhe ofron një gamë aplikacionesh të pre-instaluara: ato globalet si WhatsApp, Facebook, dhe Youtube, së bashku me disa aplikacione të tjera të dizenjuara për tregun Indian. Këto përfshijnë: Siguria e Femrave, Swatchh Bahrat (një lëvizje masive për pastërtinë), dhe të tjera në lidhje me sektorin e shëndetësisë, bujqësisë dhe peshkimit.
Shitjet e Freedom 521 do të fillojnë në Indi nesër, të Enjten e 18 Shkurtit, në orën 6 me orën lokale.
Ringing Bells u krijua në vitin 2015, dhe pretendon të jetë “një ndër kompanitë e smartphone-ve në Indi me rritjen më të shpejtë.” The Hindustan Times shkruan: “Një hyrje e re në tregun e celularëve në Indi, Ringing Bells ka lançuar kohët e fundit një ndër smartphone-t me 4G më të lirë në Indi për vetëm 2,999 Rs [rreth 44 dollarë]. Gjithashut ka lançuar dy smartphone të tjerë në treg.
Artikulli thotë gjithashtu se shitja e smartphone-ve në Indi është rritur ndjeshëm, dhe pritet që vendi të tejkalojë SHBA-të si tregu i dytë më i madh në botë së shpejti. Kjo ka ndikuar në lëvizjen e një numri të madh të kompanive prodhuese të smartphone-ve të zhvendosen në Indi; Hinustan Times përmend dy kompanitë nga Kina-Xiaomi dhe Motorola (në pronësi të Lenovo-s) dhe një nga India (Gionee).
Qeveria Indiane po promovon prodhimin vendas me iniciativën “Krijo në Indi”, dhe Ringing Bell thotë se synon të shndërrohet nga një montues aparatesh i thjeshtë në Indi, në sipërmarrje e cila përmbledh të gjitha këto aspekte të zhvillimit dhe punës në Indi gjithashtu.
Një eksperience e mëparshme e Indisë me një projekt premtues me profil të lartë për pajisje kompjuterike të lira për masën nuk shkoi edhe aq mirë. Në projekt i Aakash i mbështetur nga qeveria Indiane për tabletë të cilët supozoheshin të kushtonin 35 dollarë fillimisht, dhe më pas do të uleshin në 10 dollarë, por performanca e pajisjes ishte shumë e kritikuar. Siç tha edhe Forbes India në vitin 2012: “Projekti katastrofë e Aakash ka shuar ëndrrën e Indisë për të prodhuar pajisjen kompjuterike më të lirë në botë.”
Edhe pse çmimi i ulët i Freedom 251 është padyshim tërheqës, dhe ka karakteristika premtuese, mbetet për t’u parë nëse ky produkt do të arrijë qëllimet e tij, apo do të jetë një tjetër Aakash.