ZTE prezanton Blade V8 Pro tek CES 2017

Tek CES 2017, ZTE prezantoj smartfonin e tyre më të fundit ZTE Blade V8 Pro. Ky smartfon do të jetë në dispozicion nga fundi i Janarit dhe pritet të kushtojë $229.98.

Blade V8 Pro vjen i pajisur me një ekran 5.5 inç me rezolucion Full HD. Brenda, Blade V8 Pro përmban 3 GB RAM, 32 GB hapësirë dhe fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 625. Ky është gjithashtu një smartfonë që vjen me një sensor shenjash gishtash, mbështetje për dual SIM dhe mbështetje për microSD (deri në 128GB). Pajisja furnizohet nga një bateri 3,140 mAh dhe punon me Android 6.0 (Marshmallow).

Një ndër pikat më të forta të shitjes së ZTE Blade V8 Pro pavarësisht çmimit të lirë është se vjen i pajisur me një kamer të dyfishtë, e cila konsiston në dy kamera mbrapa me nga 13 megapiksel. Para ka një tjetër kamer 8 megapiksel për selfie.

Siç e përmendëm ky smartfon do të jetë në dizposicion këtë muaj dhe për ata që duan ta porosisin më herët, ZTE ka konfirmuar se para-porositë për ZTE Blade V8 Pro në fakt mund të bëhen duke vazhduar që sot.