CES 2017: Prezantohet Asus Zenfone 3 Zoom

Në 2015, Asus lançoi smartfonin ZenFone Zoom. Siç lë të kuptoj dhe emri, ky është një smartfonë i cili fokusohet në aftësitë e kamerës e cila ofron një zmadhim optik 3 herë më të madh.

Nëse jeni një tip që ju pëlqejnë lentet zmadhuese dhe të shkrepni foto në distanca të largëta, atëherë ky është një smartfonë për ju.

Tani në 2017, Asus rikthehet me pasardhësin e ZenFone 3 Zoom. Fatkeqsisht zmadhimi optik 3x nuk është më, pasi Asus e ka zëvendësuar me një zmadhim 2.3x. Gjithësesi Asus ka rritur madhësinë e baterisë duke na sjellë një bateri 5,000mAh, pra edhe pse zmadhimi optik është ulur pak në krahasim me paraardhësin e tij, Asus mendon se madhësia e baterisë e justifikon këtë gjë. Pra me fjalë të tjera mund të thuhet se nëse nuk jeni të interesuar fare për zmadhimin optik, një smartfon me një bateri kaq të madhe do të ishte një zgjedhje e zgjuar.

Asus ka përfshirë lente të dyfishtë 12 megapiksel e cila ka një aperturë f/1.7. Qëllimi është po ai që kemi parë dhe tek lentet e tjera të dyfishta, pra për të krijuar atë efektin bokeh tek fotot. Karakteristikat e tjera të telefonit përfshijnë një ekran 5.5 inç Full HD AMOLED dhe një proçesor Qualcomm Snapdragon 625.

Sa për çmimin, Asus u shpreh se do ta zbulonin në një datë të mëvonshme. Asus ZenFone 3 Zoom pritet të jetë në dispozicion muajin tjetër.