fbpx

Kingston prezanton USB-në me kapacitetin më të lartë në botë

Kingston Technology ka njoftuar se do të shesë USB-në me kapacitetin më të madh në botë muajin e ardhshëm – një model 2TB i cili mund të ruajë deri në 70 orë video 4K.

Driveri i ri DataTraveler Ultimate Generation Terabyte përdor USB 3.1 Gen 1 (USB 3.0), por jo atë të riun Type C.

Ndërkohë që Kingston ka publikuar specifikat harduerike të driverit, nuk ka ofruar informacion në lidhje me çmimin, shpejtësinë e transferimit të të dhënave të saj, apo se kur konsumatorët do të jenë në gjendje për ta blerë atë.

Një zëdhënës i Kingston tha se driveri DataTraveler Ultimate GT do të shitet diku rreth 40 dhe 45 cent për Gigabyte, që do të thotë se driveri 2TB do të ketë një çmim diku tek $800 apo $900.

DataTraveler Ultimate GT ka një dizajn që bie shumë në sy me një shtresë të jashtme metalike zink aliazh, e cila sipas kompanisë përmirëson rezistencën ndaj goditjeve.

“Me DataTraveler Ultimate GT, ne ju japim mundësi përdoruesve për të rritur lëvizshmërinë e të dhënave në një formë shumë të menaxhueshme”, tha Jean Wong, menaxher biznesi i Kingston Flash, në një deklaratë për shtyp. “Kjo është diçka e mrekullueshme duke marrë parasysh lançimin e driverit 1TB në vitin 2013, dhe duke dyfishuar kapacitetin, përdoruesit mund të ruajnë dhe të mbajnë sasi edhe më të mëdha të dhënash.”

Së bashku me një model 2TB, DataTraveler Ultimate GT gjithashtu vjen në një kapacitet 1TB.

Driveri vjen me një garanci pesë-vjeçare dhe është kompatibil me Windows 7 (SP1) dhe më lartë, Mac OS v.10.9.x +, Linux v.2.6.x + dhe Chrome OS.