1/3 e blerësve të rinj të iPhone 6S dhe 6S Plus vijnë nga Android
Në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së djeshme, në të cilën u diskutua mbi të ardhurat e tremujorit të fundit, CEO i Apple, Tim Cook është shprehur se 30% e blerësve të rinj të telefonave inteligjentë kanë qënë konsumatorë të prodhuesve të telefonave Android.
Më tej Cook ka deklaruar se kemi të bëjmë me një shifër rekord e arritur gjatë tre vitev të fundit, që kur ky informacion ka nisur të regjistrohet. Ai ka deklaruar : “Kjo është një arritje mjaft e rëndësishme dhe ne ndihemi krenar”.
Në këtë mbledhje është bërë gjithashtu e njohur se vetëm një e treta e përdoruesave të iPhone kanë vendosur të kalojnë në gjeneratën më të fundit të telefonëve konkretisht iPhone 6S dhe 6S Plus.
Vlen të kujtohet se Apple ka lançuar një vit më parë uebfaqen dedikuar përdoruesve të cilët kthehen në iOS së bashku aplikacionin “Kaloni në iOS” pjesë e sistemit operativ iOS9 përmes të cilit përdoruesit e kanë më të lehtë portimin nga Android në iOS.