Architecture of Radio, aplikacioni i cili krijon pamje vizuale të valëve celulare që ju rrethojnë
Ditëve të sotme të rrethuar nga valë elektromagnetike kudo që nga telefoni celular, router-at, rrjetet Wi-Fi, shpeshherë lind nevoja në raste problematike të kontrollojmë gjëndjen e lidhjes. Dhe i vetmi burim informacioni që kemi janë vijat që shfaqen në krye të ekranit të pajisjes.
Një aplikacion quajtur “Architecture of Radio” ndërtuar nga Richard Vijgen, një artist dhe zhvillues nga Hollanda, krijon pamje vizuale të ambjentit të valëve elektromagnetike që ju rrethojnë. Ky aplikacion funksionon vetëm me valët celulare dhe Wi-Fi.
Kushton vetëm 3 dollar dhe aktualisht është i disponueshëm në iOS. Zhvilluesi ka premtuar se së shpejti do ta gjeni edhe në Play Store për Android. Përmes aplikacionit do të vëreni një arkitekturë e tërë që gjendet para syve tanë të cilën nuk mund ta shohim me sy të lirë.
Dhe do të mahnitetni sesi në gjithë atë kaos, telefoni juaj arrin të gjej sinjalin e duhur duke e konvertuar në shërbim për ju.