KickassTorrents rikthehet në jetë nga stafi origjinal
Një grup i madh i stafit origjinal të KickassTorrents kanë lançuar rimëshërimin e sajtit famëkeq të torrentit, duke shpresuar në rikthimin e ditëve të tij më të lavdishme. Sajti i ri përdor një database të ri dhe të sigurtë, por pamja dhe ndjesia e platformës mbetet po e njëjta.
Disa muaj më parë autoritet e SHBA-së rrëzuan KickassTorrents, sajtin më të madh të torrentit në atë kohë.
Shumë shpejt pas rrëzimit, disa anëtarë të grupit të KAT u rigrupuan në përpjekje për të risjellur një pjesë të backup-t të sajtit. Ato lançuan forumin Katcr.co si shtëpinë e tyre të re dhe u shprehen se edhe torrentet do të rikthehen gjithashtu, në të ardhmen.
Sot është një ditë e madhe pasi Katcr.co tani ka lançuar sajtin plotësisht operacional, i cili duket i njëjtë me paraardhësin e tij. Sajti starton me një database të ri përdoruesish por shumë anëtarë të stafit origjinal janë pjesë e bordit.
“Pjesa më e madhe e stafit tonë origjinal, Adminë dhe Moderator u bashkuan me ne menjëherë pasi Kat.cr u rrëzua, e cila është diçka për të cilën ne jemi shumë krenar.”
Në ditët kur operonte sajti origjinal, administratorët dhe grupi ishin të ndarë nga ata që teknikisht dhe financiarisht mirëmbanin sajtin. Kjo do të thotë se njerëzit që punonin brenda në sajt nuk kishin akses në kodin origjinal apo në të dhënat e tij.
Megjithatë, ata arritën të menaxhonin që të vendosnin bashkë disa pjesë të tij për ta bërë sajtin të dukej sa më origjinal, në mënyrë që përdoruesit e KAT të ndihen si në shtëpi.
Ajo çfarë është jo pak e rëndësishme, është se shumë nga ngarkuesit kryesorë që kanë qenë pjesë e sajtit origjinal janë rikthyer përsëri. Si rezultat, sajti do popullohet shpejt me përmbajtje të freskët duke filluar që tani.
Në momentin e shkrimit të këtij artikulli sajti ka disa probleme teknike pasi kërkon shumë kohë të ngarkohet por kjo mendojm se vjen nga trafiku i madh që mund të ketë për momentin.