Çelësi i cili mbyll derën sa herë ju shfletoni në gjendjen inkonjito
E keni parasysh atë momentin kur jemi vetëm në dhomë, dhe fillojmë të hapim disa faqe në internet me qëllime “akademike-shkencore”, dhe për mos të lënë gjurmë në historinë e shfletuesit hapim gjendjen inkonjito? Bukuri!
Por në të tilla raste mirë do të ishte që të mbyllnim edhe derën… se ku i dihet! Por dera mund të ndodhet pak larg, dhe nga përtesa, e lëmë të hapur. Dhe të afërmit mund të na kapim nga çasti në çast duke parë ndonjë dokument shkencor dhe askush nuk do të donte që ti ndodhte kjo.
Për këtë ka menduar Majku, shefi i “Useless Duck Company” i cili ka krijuar shpikjen e shekullit: “Çelësi Inkonjito.”
Çelësi Inkonjito është i krijuar për ata të cilët duan të shohin në internet materiale “në lidhje me shkollën” apo për ata të cilët duan t’i blejnë një dhuratë të tjerëve në internet, dhe nuk duan të kapen gjatë aktit të… përkujdesjes.
Funksioni i çelësit është i thjeshtë: Sapo ju të hapni një dritare inkonjito në kompjuterin tuaj, ai do të mbyllet.
Nëse edhe ju ju duhet një çelës i tillë, mund të kontaktoni me Majkun për ta porositur ose mund ta ndërtoni një të tillë vetë. Por mos abuzoni me përdorimin e tij.