Kina ndërton me të vërtetë autobusin që udhëton mbi trafik
Nëse keni qenë duke shfletuar video të rastit në Facebook ose në ndonjë rrjet social tjetër ndoshta mund të keni parë konceptin e asaj videos kineze e cila tregonte një autobus hibrid që udhëtonte mbi makina (dhe mbi trafik).
Por kjo ishte thjesht një koncept. Dhe, ashtu si unë, mund të keni menduar se kjo ishte një ide e mrekullueshme, por që kurrë nuk do ta kalonte atë fazën e idesë.
Por Kina sapo na ka provuar të kundërtën.
Sot China Xinhua News tha se Elevated Bus Transit (TEB), nuk është vetëm diçka e vërtetë, por sot ka bërë dhe testin e parë në rrugë. Kjo ndodhi në qytetin Qinhuangdao.
I gjithë autubusi funrizohet me elektricitet, është i gjatë rreth 20 metra dhe i gjerë rreth 8 metra dhe mund të mbajë deri në 300 pasagjerë (por versionet e ardhshme ndoshta do të mund të bashkohen për të mbajtur edhe më shumë). Dhe, kur të lançohet dhe të vihet në funksionim, do kap një shpejtësi maksmimale rreth 65 km në orë, duke e bërë atë mjaft të shpejtë për një transport publik.
Ndërsa ky version nuk është ende i gatshëm për përdorim të përditshëm, është goxha e mahnitshme të shohësh që Kina e ka kthyer në fakt këtë gjë në realitet. Dhe, vende të tjera si Brazili, Franca, India dhe Indonezia kanë arritur potencialisht licensimin sa i përket versioneve të tyre të TEB.