Prezantimi i parë me Google Pixel 3 XL

Për fat të keq të Google-it, aksidentalisht është arritur që Pixel 3 XL të shfaqet para prezantimit të tij zyrtar që do mbahet më 4 Tetor. Kjo është ndoshta rrjedhja më e madhe që nga publikimi i videos së iPhone 6 një javë para prezantimit zyrtar. Gjithsesi le të flasim për përshtypjet e para në lidhje me pajisjen.

Çfarë ka përmbrapa?

Në gjeneratën e tretë, dizajni i pajisjes ka ndryshuar pak. Pjesa e shkëlqyeshme lart, ka mbetur akoma por tani do të ketë të njëjtën ngjyrë me atë të kasës e cila me sa duket është plastike.

Në smartphone shfaqet karikimi me wireless, por nuk është plotësisht e qartë se si është implementuar.

Sa i përket kamerës mbrapa do të jetë 12.2 megapiksel me aperturë (f/1.8), dhe sipas burimit thuhet se në dritë të ulët shkrepjet e tij janë të mrekullueshme.

Skaneri i gjurmëve të gishtave vazhdon të jetë mbrapa. Është më i shpejtë se në Pixel 2, por jo aq i shpejtë në krahasim Huawei, Meizu dhe Xiaomi (me modelet e tyre të fundit). Në mesin e portëve kemi një Type-C në fund fare të pajisjes. Butonat e volumit dhe atë të ndezjes do t’i gjeni në krahun e djathtë të saj.

Çfarë ka përpara?

Nëse nga mbrapa, pamja e Pixel 3 XL ka ndryshuar për mirë, dizajni i panelit para do të jetë subjekt i diskutimeve të nxehta.

Faji është i “notchit” i cili duket se është më i madh se ai që kemi parë tek iPhone X.

Ç’kyçja me anë të fytyrës mesa duket nuk është në dizpozicion por me shumë mundësi ky funksion do të shtohet më vonë sepse shohim që në cep fare ndodhet një tjetër modul kamere i fshehur. Me sa duket do të jetë infrared.

Ekrani nga çfarë shihet është 6.2 inch OLED me rezolucion prej 2960 × 1440 piksele kurse kamera frontale është 8 megapiksel, e cila bashkë me kamerën kryesor, janë shumë para të gjithë konkurrentëve. Stereodinamika nuk shkakton shumë entuziazëm. Thjeshtë tingëllon mirë dhe kaq.

Dimensionet

Në këtë foto do shihni Google Pixel 3 XL krah për krah me iPhone 8 Plus dhe Galaxy S9 +. Vlen të përmended që telefoni ka të njëjtën madhësi me Pixel 2 XL e cila nuk ndodhet në foto. Plus, që Pixel 3 XL përshtatej shumë mirë në kasat e jashtme që janë prodhuar posaçërisht për Pixel 2 XL.

Çfarë ka tjetër?

Me proçesorin e fundit Snapdragon 845, Android Pie dhe në duart direkte të zhvilluesve të Google, Pixel 3 XL demonstron një shpejtësi mahnitëse.

Vlen të përmendet që përveç karikueses, bashkë me telefonin do të vijnë edhe kufjet me tel, Pixel Buds që do të funksionojnë nëpërmjet portës Type-C.