Samsung Galaxy Note 9: Çdo gjë që duhet të dini!

Pas shumë thashethemeve, Samsung më në fund ka lançuar Galaxy Note 9.

Megjithëse ne tashmë dinim shumë rreth telefonit para prezantimit zyrtar, ka ende shumë për të folur në lidhje me të. Në çfarë ngjyrash do të vijë? Cilat janë karakteristikat përfundimtare, etj?

Të gjithave këtyre pyetjeve dhe më tepër iu jemi përgjigjur këtu:

Karakteristikat

Ashtu si edhe Note-t e kaluara, Galaxy Note 9 përfshin të gjithë harduerët më të fundit në dispozicion. Kjo do të thotë se ka procesorin e fundit, një bateri masive, një sasi të çmendur RAM, dhe shumë më tepër.

Më poshtë keni të listuara të gjitha karakteristikat që përmban Note 9:

Operating systemAndroid 8.1 Oreo
Samsung Experience 9.5
Display6.4-inch Super AMOLED, 2960×1440 (18.5:9)
ProcessorQualcomm Snapdragon 845
Storage128/512GB
ExpandableMicroSD up to 2TB
RAM6/8GB
Primary rear camera12MP Super Speed Dual Pixel, OIS, f/1.5 or f/2.4
Secondary rear camera12MP, OIS, f/2.4, telephoto lens
Front camera8MP, f/1.7, auto focus
ConnectivityWi-Fi 802.11ac MIMO, 1.2Gbps (Cat-18) LTE, Bluetooth 5.0 LE
ANT+, NFC, GPS, Glonass
AudioStereo speakers
Dolby Atmos
3.5mm headphone
Battery4000mAh
Non-removable
ChargingFast battery charging (Quick Charge 2.0)
Water resistanceIP68
SecurityOne-touch fingerprint sensor
Iris scanner
Samsung KNOX
Dimensions161.9 x 76.4 x 8.8 mm (6.37 x 3.01 x 0.35 in)
ColorsOcean Blue, Lavender Purple (U.S.)
Midnight Black, Metallic Copper (intl)

Bateria prej 4,000 mAh është e madhe

Telefonat Galaxy Note të Samsung kanë qenë zakonisht të njohur për bateritë e tyre të mëdha, por pas katastrofës që ndodhi me Note 7, Samsung vendosi të luante me Note 8 duke përfshirë një bateri mjaft modeste prej 3,300 mAh.

Por në Note 9, Samsung na suprizon përsëri duke na dhënë një bateri të madhe prej 4,000 mAh.

Kjo bateri thuhet se do zgjasë një ditë të plotë pa qenë nevoja që ta karikoni, megjithëse kjo duhet vërtetuar me anë të testeve që do bëjmë në ditët në vijim sepse jo gjithkush e përdor telefonin në të njëjtën mënyrë si gjithë të tjerët.

A duhet të kaloni nga Note 8 në Note 9?

Megjithëse Note 9 me karakteristikat që sjell duket si një përbindësh, Note 8 i vitit të kaluar vazhdon të jetë akoma një smartphone shumë i mirë.

Note 9 ofron përmirësimet e pritura në lidhje me RAM-in, performancën e kamerës etj, por me të vërtetë ka një avantazh të fortë mbi paraardhësin e tij falë S Pen të përmirësuar dhe baterisë masive.

Por nëse jeni një përdorus i Note 8 ashtu si unë, mendoj se nuk ja vlen të shpenzoni një shumë të konsiderushme parash për të marrë Note 9.

Por si krahasohet me telefonat e tjerë?

Pa dyshim, një prej konkurrentëve më të mëdhenj të Note 9 vjen nga vetë Samsung, Galaxy S9+. Shumicën e karakteristikave i gjejmë tek të dy telefonat, duke përfshirë një ekran të madh Super AMOLED, Snapdragon 845, softuerin e personalizuar të Samsung, kamerën e dyfishtë dhe më shumë.

Note 9 është padyshim i vetmi prej të dyjave që përdor S Pen, por a është kjo arsyeja e mjaftueshme për këtë kalim të kushtueshëm?

Gjithashtu, ka ende shumë telefona të tjerë që janë planifikuar të dalin përpara 2019-ës – më i rëndësishëm është Google Pixel 3 XL. Bazuar në thashethemet, Pixel 3 XL pritet të vijë me bezel shumë të minimizuar, me harduerët më të fundit, kamer shumë të mirë dhe me pjesën mbrapa e cila do të jetë e gjitha prej xhami.

Ka shumë të reja në lidhje me S Pen

S Pen është një ndër arsyet kryesore që për vite me rradhë, shumë njerëz kanë zgjedhur si telefonin e tyre, Galaxy Note.

Për herë të parë, Samsung ka shtuar Bluetooth Low Energy në S Pen. Me këtë lidhje të re, S Pen sjell një mal me karakteristika të reja që ju lejojn të kontrolloni Note 9 në distancë.

Disa raste përdorimi përfshijnë mundësinë e përdorimit të butonit në S Pen për të shkrepur fotografi, navigimin e prezantimeve dhe më shumë. Prania e Bluetooth do të thotë se S Pen është i parë “Pen” që ka një bateri dhe se është e nevojshme të karikohet, por për këtë pjesë nuk keni pse shqetësoheni sepse në momentin që e vendosni S Pen në vendin e tij, telefoni do fillojë automatikisht ta karikojë atë.

Sa i përket çmimit dhe ngjyrave, Note 8 do variojë nga $999.99 për modelin me 128GB deri në $1249.99 për modelin me 512 GB hapësirë dhe do të vijë në ngjyrat blu dhe lejla në Shtetet e Bashkuara dhe në të zezë dhe bakër ne pjesën tjetër të botës.