Karakteristikat e iPhone 6C, çmimi dhe dizajni

iPhone 6C i përfolur i Apple nganjëherë referuar si iPhone 7C nuk pritet të lançohet deri në Prill, por një raport i ri nga Kina pretendon se ka zbuluar karakteristikat e telefonit 4-inch, dizajnin dhe madje edhe çmimin.

Sipas MyDrivers dhe burimeve të saj Foxconn, iPhone 6c nuk do të ketë kthesat e buta metalike të iPhone 6s. Përkundrazi, mund të duket pothuajse identik me iPhone 5S (foto lart). Pritet të vij në të njëjtat ngjyra: ar, argjend dhe ​​gri.

Nën sipërfaqe, vjen me ca harduer të përmirësuar, duke përfshirë një bateri të madhe 1,642mAh, 2GB RAM dhe një proçesor A9. Gjithashtu pritet të ketë mbështetje dhe për Touch ID. Megjithatë, iPhone 6c ka shumë mundësi të paketoj po të njëjtin ekran 4-inch 1136 x 640 pixel, dhe kamer mbrapa 8-megapixel e cila gjendet në iPhone 5s.

iPhone 6C me sa duket sapo ka hyrë në fazën e hershme në Foxconn, megjithëse prodhimi masiv do të mund të fillojë muajin e ardhshëm. Sa për çmimin, MyDrivers thekson se mund të kushtojë rreth 4000 juan (afërsisht $ 617 USD), më lirë se iPhone 6s.