Facebook Messenger po eksperimenton me SMS dhe llogaritë e shumëfishta
Ajo çfarë kemi për t’ju treguar tani nuk është pjesë e një përditësim të ri (të paktën ende jo) dhe ka mundësi ta keni ose jo. Arsyeja pse disa e kanë këtë karakteristikë që tani është se Facebook e ka zakon për të bërë testime me përdorues të ndryshëm dhe tani mesa duket po e bëjnë përsëri. Facebook pritet të sjellë përsëri SMS-të nëpërmjet Messenger dhe të shtoj opsionin për llogari të shumëfishta gjithashtu.
Disa përdorues po shohin tani në krye të Messenger një shirit blu me ikona të bardha, në vend të shiritit të zakonshëm ngjyrë të bardhë me ikona blu. Kjo është diçka e mirë, sa i përket testimeve tek vetëm disa përdorues, kjo për arsye se Facebook dëshiron të shoh më parë nëse këta përdorues do e pëlqejnë apo urrejn këtë karakteristikë, gjë e cila ndodh shpesh kur Facebook prezanton ndonjë ndryshim.
Më parë, ju ishit në gjendje të përdorni Messenger si një klient SMS, por pastaj papritmas Facebook e hoqi. Disa përdorues po e shohin këtë opsion përsëri në aplikacionet e tyre, dhe për të diferencuar këtë opsion nga bisedat e rregullta në Messenger, opsioni i ri për SMS do ju shfaqet në ngjyrë vjollcë. Dhe në qoftë se keni disa llogari në Facebook, ka edhe disa përdorues që thonë se aplikacioni i tyre Messenger mbështet llogaritë e shumëfishta, një ndër përdoruesit që e ka këtë karakteristikë që tani jam dhe unë.
Tani është akoma jo e sigurtë nëse me të vërtetë do të shohim një nga këto ndryshime në Messenger dhe kjo varet nga rezultatet e testimeve që ata do bëjnë. Po nëse jeni një nga këtë të përzgjedhurit fatlum, na thoni çfarë mendoni në lidhje me këto ndryshime.