Google integron lojërat “Solitaire” dhe “Tic-Tac-Toe” në rezultatet e kërkimit

 

Jeni në punë? Nuk e shtyni dot ditën? Doni të luani një lojë, por lojërat në PC janë të bllokuara? Atëherë kam lajme të mira për ju.

Google sapo ka implementuar lojërat e mirënjohura Solitaire dhe Tic-Tac-Toe direkt në rezultatet e kërkimit. Që tani e tutje thojini lamtumirë punës.

tictactoe

Ajo që duhet të bëni, është thjeshtë të kërkoni lojën në Google, dhe menjëherë do t’ju shfaqet mini-dritare e lojës në rezultatet e kërkimit. Funksionon edhe në desktop edhe në mobile, kështu që do të jetë në gjendje t’u shpërqendrojë kudo që jeni.

Të dyja lojërat kanë nivele të ndryshme vështirësie dhe gjithashtu mund të luani edhe me një mikun tuaj. Kështu që mund të ftoni edhe kolegët e tuaj që të luajnë me ju në mënyrë që ti lini edhe ata pa punë, apo të ftoni shefin tuaj për një lojë. (Nuk jua rekomandojmë ta bëni këtë.)solitaire

Pas shtimit të testuesit të shpejtësisë së website-ve, hedhësin e monedhave (kokë-a-pil) apo një sistem të tërë onomatopeje, Google Search po kthehet tërësisht në një mini-platformë aplikacioni.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.