Apple ka krijuar një program zëvendësimi për disa kabllo USB-C

Kabllot USB-C janë ndeshur me një tjetër gur pengese. Apple ka njoftuar se do të zhvillojë një program zëvendësimi mbarëbotëror për kabllot USB-C të shitur midis periudhave Prill dhe 8 Qershor të vitit të shkuar. Kablli u lëshua bashkë me Macbook-un Retina 12 inç dhe u shitën veç e veç në dyqanet e Apple. Sipas Apple, është e mundur që kabllot të mos funksionojnë për shkak të një gabimi në dizajn. “Si rezultat, MacBook-u juaj mund të mos karikohet apo të karikohet pjesërisht kur është i lidhur në një adaptor fuqie me një kabllo të prekur,” thotë Apple.

Kompania e ka rregulluar me kohë gabimin, dhe ka shitur kabllot USB-C për muaj me radhë, por blerësit e hershëm to MacBook-ut mund të kenë qëlluar me një të tillë. Nëse u keni dhënë Apple adresën tuaj postare kur e regjistruat MacBook-un tuaj, ju do t’ju vijë një kabllo i ri nga fundi i këtij muaji. Çdokush mund të bëjë një rezervim në ndonjë “Genius Bar”, mund të vizitojë një dyqan të autorizuar të Apple pranë shtëpisë suaj, ose të kontaktoni mbështetjen e klientit të Apple. Dhe nëse ju e keni blerë një tjetër kabllo vetë, atëherë ju mund të merrni një dëmshpërblim. Ju mund të identifikoni se cilin kabllo keni blerë me imazhin më poshtë.

usb-c

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.