iPhone-ët dhe iPad-ët 64bit ngecin në ciklin e “Boot” kur u ndryshon datën në 1 Janar 1970
Merrni një pajisje iOS 64-bitëshe; iPhone 5s ose më të ri, iPad Air ose më të ri, iPad mini 2 ose më të ri, iPod touch të gjeneratës së gjashtë ose më të ri; me pak mundim vendosini datën 1 Janar 1970, dhe rindizeni pajisjen. Urime: ju tani keni një pajise të shndritshme të teknologjisë së lartë e cila ka ngecur në procesin e boot-imit, e cila nuk shfaq gjë tjetër veçse logon e Apple, përgjithmonë.
Postuar fillimisht në Reddit e më pas demonstruar në YouTube, duket se iOS ka një defekt në software. Përdoruesit e Reddit të cilët e testuan atë, kanë tani në duart e tyre një celular të papërdorshëm, dhe ka raportime që vandalët e kanë bërë këtë testim në iPhone-ët në Apple Store.
Deri më tani, për të përfituar nga ky gabim, ju duhen disa minuta të aksesit fizik, duke qenë që të ndryshosh datën 46 vite pas duhet pak kohë. Ka shqetësime se pajisjet me Wi-Fi mund të cënohen nga të fhënat keqbërëse nga serverat e NTP (rrjetit të protokollit të kohës). NTP përdoret nga shumë sisteme operimi për të vendosur orën dhe datën e një pajisjeje, dhe të dhënat janë të pakoduara dhe të pa cilësuara, duke u dhënë kështu mundësi të shumta tallësve. Klientët e NTP zakonisht nuk duhet t’a ndryshojnë datën dhe orën në shifra kaq të mëdhaja, kështu që kjo mund të mos jetë problem, por sjellja e iOS në këtë lidhje është për momentin e paditur.
1 Janari i vitit 1970 është dita e parë e epokës së Unix; sistemet e ngjashëm me Unix e matin orën dhe datën, si dhe sekondat që prej asaj dite.Kjo është tradicionalisht e ruajtur si një numër 32-bit (i cili do të shkaktojë ca trazira në vitin 2038), dhe po spekulohet se iPhone-t 64-bit po bëjnë diçka të veçantë kur trajtojnë orët e sistemit të cilat janë afër zeros.
Pajisjet e prekura nga kjo çështje nuk mund të riparohen as duke i futur në DFU mode. Ky gabim mund të rregullohet vetëm kur bateria shkarkohet plotësisht, ose edhe nëse e stakoni atë.