NexDock kërkon të kthej smartfonët dhe tabletët në një laptop
Smartfonët dhe tabletat këto ditë, sidomos ato të fundit, janë pothuajse të aftë për të bërë çdo gjë që një kompjuter mundet. Limiti i tyre i vërtetë nuk është softueri por forma me të cilën ata vijnë. Dhe këtë po mundohet të ndryshojë NexDock, i cili praktikisht është një ekran portativ i bashkangjitur në një tastierë i cili vepron si një laptop, dhe si tru përdor smartfonin ose tabletin tuaj.
Megjithëse nuk është i pari, sepse deri tani diçka të ngjashme ka sjellë Microsoft Continuum dhe Ubuntu Konvergjencë të cilët përfundimisht kanë ngjallur, apo edhe rindezur, imagjinatën e shumë të tjerëve. Ideja e përdorimit të smartfonit tuaj si tru në një kompjuter, definitivisht ka disa pengesa, duke marrë si shembull Continuum kur vjen puna tek lëvizshmëria. Në rastin e Continuum do ju duhet një të ekran i madh, tastierë, dhe mouse për t’a bërë atë të funksionojë, të cilat sigurisht nuk mund t’i marrësh me vete nga do që shkon.
NexDock kombinon të trija këto në një ‘laptop’. Siç e thamë dhe në fillim, praktikisht është një ekran i jashtëm 14-inch me hyrje HDMI i cili vjen së bashku me një tastierë me përmasa normale, touchpad dhe furnizohet me energji nga një bateri 10,000 mAh. Fillimisht është projektuar për Lumia 950 dhe 950 XL, duke bërë të mundur të merrni Continuum kudo që të shkoni. Megjithatë, nuk është i limituar aspak me vetëm këto pajisje.
Mund të jetë gjithashtu një ekran edhe për një HDMI PC stick si ato që kemi parë nga Intel apo Lenovo. Mund të shërbejë si ekran për një Chromecast ose Miracast, është i hapur gjithashtu edhe për pajisjet Android. Mund të luaj edhe rolin e një monitori të dytë për një laptop, edhe pse kjo ka nevojë për pak mundim. Me baterinë e tij të madhe, NexDock mund të furnizojë shumë prej këtyre pajisjeve (përveç laptopët). Nuk është shumë e qartë pjesa nëse mund të shërbejë ose jo si një karikues për telefona ose tableta.
Ndërsa ideja ka meritat e saj, disa anë të tjera mund t’ju zhgënjejn. Ekrani i madh 14.1-inch ka një rezolucion mezi të pranueshëm 1366 x 768 dhe përdor teknologjinë TN panel. Peshon rreth 1.49 kg dhe është 20 mm i trashë, duke e bërë atë po aq të hollë dhe të rëndë sa një laptop, por që fatkeqsisht nuk sjell asnjë dobi të një laptopi aktual.
Duhet të ju kujtojm që ky është akoma një prototip, pra nuk është një produkt i përfunduar akoma. Krijuesit po kërkojn një financim prej 300,00 dollarësh megjithëse vlen për t’u përmendur se 250 njësitë e para, ku secila prej tyre kushton 79$ janë porositur dhe priten për dërgim në Qershor të këtij viti.