fbpx

Më kryesoret nga Kongresi Botëror i Telefonisë Celulare 2016

Për herë të parë, GJBITeam ka mbuluar zhvillimet në eventin më të rëndësishëm të vitit për sa i përket teknologjisë dhe inovacionit, Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare 2016 (KBM 2016) i cili u zhvillua këtë javë (22 – 25 shkurt) në Barcelonë.
Nga zhvillimet e shumta të cilat i kemi shkruar në artikujt në webfaqen tonë, do t’i përmbledhin në këtë artikull ku do t’i lexoni ato shkurt.

Nokia nuk e ka me nxitim rikthimin e saj

shutterstock_245957161

Pasi u largua në mënyrë dramatike nga tregu i smartphone-ve duke ua shitur divizionin e krijimit të celularëve Microsoft-it për 7,2 miliard dollarë në vitin 2013, Nokia na lë të kuptohet se po e merr në konsideratë rikthimin e saj në biznesin e telefonisë nga një rrugë tjetër, duke marrë avantazh nga një pikë në marrëveshjen e shitjes së saj ku thuhet se të gjitha produktet që do të krijohen do të kenë markën e Nokias të mbishkruar edhe këtë vit. Tek KMB, kompania tha se nuk e ka me nxitim rikthimin e markës së saj në celularë.

Mark Zuckerberg i adresohet “Free Basics”

mark zuckerberg wmc 2016

Facebook pati një ulje të profilit të tij të lartë kur programi i lidhjeve “Free Basics” u bllokua në Indi në fillim të këtij muaji për çështje të neutralizimit të rrjetit. Por Drejtori Ekzekutiv Mark Zuckerberg është i paepur, madje optimist, për faktin se rrjeti social po vazhdon të kërkojë rrugë të reja për t’u siguruar shërbimin më shumë përdoruesve në çdo mënyrë të mundshme, duke përfshirë edhe transmetimin me lazer nga avionët dhe rreth 10,000 hotspote nëpër shkolla.

Marka e Motorola-s nuk po shkon gjëkundi

motorola

Dy vite pasi Lenovo bleu Motorola-n, duket se Motorola është në rregull. Ose të paktë, këtë po mundohet të thotë bashkimi i bizneseve. Gjatë një takimi me raportues, presidenti i Motorola-s Rick Osterloh tha se marka e Moto nuk po shkon gjëkundi. Ju mund të prisni më shumë Moto G dhe Moto E në të ardhmen, gjithashtu më shumë celularë Lenovo. Mbase ju duket pak e çuditshme, por në fakt është e tillë.

Samsung prezantoi Galaxy S7 dhe S7 Edge

samsung galaxy s7 edge

Samsung risjell memorjen e zgjerueshme dhe rezistencën ndaj ujit në linjën Galaxy në modelet S7 dhe S7 Edge. Çmimi vazhdon të jetë një mister, por hidhini një sy përshkrimit tonë të parë.

HP prezanton një tjetër produkt celular i cili me shumë gjasa do të dështojë

hp-elite-x3-dock1

Duket qartë që HP nuk e paska marrë mesazhin se Windows Phone është i vdekur. Njihuni me flagshipin e parë celular të HP që prej Palm Pre 3. HP e quan Elite x3 në “një platformë celulare revolucionare” por nuk është kështu. Është thjeshtu një tjetër dështim i HP.

Huawei lançon MateBook i cili do të kushtojë 699 dollarë

Huawei MateBook

Huawei është futur në lojën e produktivitetit. Kompania, e cila lançoi së fundmi produktin Nexus 6p në Sh.B.A., prezantoi një tablet 12 inç të ngjashëm me Surface Pro me tastierë dhe Windows 10 me një matës të shtypjes opsional gjatë konferencës së saj në KBM.
Çmimi i MateBook, i cili do të jetë i disponueshëm me Windows 10 Home edhe Professional, do të fillojë nga 699 dollarë me konfigurimin bazë me një procesor m3, RAM 4GB dhe memorje 128 GB SSD. Tastiera do të kushtojë 129 dollarë dhe më pas lapsi dhe këllëfi do të kushtojnë 69 dhe 99 dollarë respektivisht.

Provoni modulatorin LG G5

lg-g5-8-of-14
Me cepat e lakuar dhe me një ndyrtim “premium”, pajisja është e mrekullueshme. Kamera funskionon për bukuri, dhe lens-at dyshe ju japin mundësi të ndryshme shkrepjesh të clat nuk gjenden në smarphone-t e tjerë. Dhe LG ka ngecur në rrënjët e ti dhe ka përfshirë një bateri të lëvizshme dhe një fole për kartat microSD në G5-ën e tij. Faktet për këtë.

Nuk u prezantua asnjë tablet

tablet-graveyard

Në vitin 2010, tabletët supozohet të ishin trendi më i ri. Apple prezantoi iPad-in e saj të parë, Samsung po punonte në Galaxy Tab dhe plot kompani të tjera ishin gati për ta “mbytur” tregun me tabletë Android. Pas gjashtë vitesh, nuk pati ndonjë tablet në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare në Barcelonë. Kompanitë dhe konsumatorët kanë ecur përpara.

Bllokimet e reklamave në celular

3115110964_142191363f_b

Një panel rreth reklamave në celular mblodhi disa ekzekutivë nga ana e industrisë së reklamave gjithashtu dhe përbindëshin e reklamave Google dhe i përballi ato me makthin e tyre më të keq: bllokimin e reklamave në nivel rrjeti. “Drama” u luajt në një sallë konferencash me auditorium të mbushur me delegatë të konferencës, dhe armikun e industrisë së reklamave të përfaqësuar nga Roy Carthy, i cili është shefi i marketingut të aplikacionit për bllokimin e reklamave “Shine”.

A i ka ardhur fundi inovacionit tek smartphone-ët?

samsung-galaxy-s510

Një seancë me panel inovacionin dëgjoi një rang interesant mendimesh. Folësit folën për një gamë të gjerë krijuesish celularësh, nga më i vogli tek më i madhi (Wileyfox, Motorola/Lenovo dhe Samsung), nga krijuesi i procesorëve Qualcomm, nga krijuesi i smartphone-ve Android Cyanogen, dhe operatori celular Telefonica.
Të gjithë kishin idetë e tyre se çfarë do të thotë “inovacion” në hapësirën e smartphone-ve tani, në kontekstin e rritjes së ekonomisë të tregut perëndimor, dhe përafrimin e tyre të paevitueshme me urdhëresat e bizneseve të tyre respektive.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.