7 launcher-a unik për pajisjen tuaj Android
Sot ka me qindra zëvendësues të ‘homescreen’, dhe shumë prej tyre ofrojnë pamje dhe aftësi të ngjashme, me dallime të vogla tek-tuk. Në këtë artikull, megjithatë, ne do i hedhim një vështrim 7 launcher-ave që ofrojnë një përvojë krejtësisht të veçantë në pajisjen tuaj Android.
1. Nova Launcher
Nova Launcher është një nga launcher-at për Android më të vjetër dhe më të njohur i të gjitha kohërave. Ajo shton shumë funksionalitete në ekranin tuaj dhe tek app drawer, duke ju lejuar kështu që të organizoni atë në çdo mënyrë që ju dëshironi. Mund të bëni ndryshime të çfarë do lloji si animacionet, të ndryshoni ikonat, folderat, widgets dhe më tepër. Ju edhe mund të fshehni aplikacione që nuk dëshironi t’i shoh dikush tjetër, edhe pse nëse kërkohen mund të gjenden lirshëm. Nova gjithashtu ofron disa gjeste dhe ju lejon të rregulloni veprimin për secilën prej tyre.
Çmimi: Falas / $4.99
2. Smart Launcher 3
Smart Launcher 3 është një launcher shumë i lehtë dhe i shpejtë që sjell një ndërfaqe të veçantë për ekranin tuaj Android. Në instalim, ajo shton gjashtë unaza (flluska) në ekranin tuaj, e cila ju jep akses të shpejtë në aplikacionet që ju përdorni më tepër, dhe mund të shtoni më shumë në qoftë se keni dëshirë. Gjithashtu mund të shfaqni shiritin e kërkimit dhe orën widget në ekran.
Duke kaluar në anën e majtë të ekranit Smart Launcher do t’ju shfaq të gjitha aplikacionet tuaja të cilat janë të rënditura automatikisht për ju në gjashtë kategori të mëdha. Ajo gjithashtu mbështet tema të ndryshme dhe ikona nëse kërkoni sa më shumë ndryshim. Nëse ju merrni versionin pro edhe ju të merrni mbështetje për widget dhe për shumë gjeste.
Çmimi: Falas / $2.90
3. WP Launcher
Nëse ju pëlqen ndërfaqja e Windows Phone 8 dhe ju doni që pajisja juaj Android të ketë një pamje të tillë, atëherë WP Launcher është definitivisht për ju. Aplikacioni heq komplet ndërfaqen standarde të Android dhe e zëvendëson atë me pamjen ‘metro’ në pajisjen tuaj, duke ju dhënë mundësinë për të rregulluar madhësinë dhe pozicionin e pllakave (live tiles), gjithashtu dhe ngjyrën e themes të cilën ju pëlqeni. Pllakat e veçanta ‘live’ janë të përfshira për fotot dhe kontaktet, ndërkohë që mund të shtohen edhe widget tek pllakat gjithashtu. Duke kaluar në anën e majtë të ekranit gjithashtu sjell stilin e app drawer të Windows e cila në thelb është një listë vertikale me aplikacionet tuaja dhe shiriti i kërkimit që ju ndihmon të kërkoni për aplikacione ose kontakte.
Çmimi: Falas
4. Arrow Launcher
Microsoft Arrow Launcher e bën më të lehtë dhe më të shpejtë gjetjen a aplikacioneve tuaja më të përdorura gjithashtu dhe kontaktet. Shumë thjesht mund të tërhiqni gishtin nga fundi i ekranit për të sjellë parametrat që përdorni më shpesh si Bluetooth, WiFi, ndriçimin e ekranit dhe më shumë. Gjithashtu ofron edhe ‘recent screen’ e cila shfaq fotot e shkrepura së fundmi, si dhe aplikacionet ose kontaktet pa qenë nevoja të gërmoni nëpër disa menu. Ashtu si shumica e launcher-ave të tjerë, ju mund të rirëndisni faqet në ‘homescreen’, shtoni eidgets, të ndryshoni ikonat apo edhe fshehni aplikacione.
Çmimi: Falas
5. Hola Launcher
Hola Launcher sjell ndërfaqen e saj unike në ekranin e Androidit tuaj. Edhe pse duket njëjtë me pamjen standarde të Android UI , janë disa tipare kyçe të cilat bëjn ndryshimin. Një nga më kryesoret është mënyra se si ajo organizon të gjitha aplikacionet tuaja në foldera dhe ju lejon të lëvizni nëpër secilën prej tyre. Nëse doni të shihni të gjitha aplikacionet tuaja, mund t’a bëni këtë thjesht duke hapur app drawer e cila rëndit aplikacionet tuaja alfabetikisht në një listë vertikale.
Çmimi: Falas
6. Nano Launcher
Nano Launcher është një nga aplikacionet më të vegjël në këtë listë, me një APK e cila peshon vetëm 2.5MB në madhësi. Si të para-zgjedhur, në pamejn kryesore të ekranit përfshin një widget orë e cila tregon informacion rreth motit, disa aplikacione dhe një shirit kërkimi në pjesën e poshtme. Ekrani tjetër në të djathtë ju jep akses të shpejtë në aplikacionet tuaja më të përdorura, si dhe tek parametrat si WiFi dhe Bluetooth. Duke kaluar përsëri në të djathtë do shihni app drawer me të gjitha aplikacionet tuaja të vendosura në një listë vertikale. Aplikacioni gjithashtu rëndit vertikalisht të gjithat llojet e widgets gjë që e bën më të lehtë për të gjetur diçka shpejt në vend që të lëvizni nga faqja në faqe.
Çmimi: Falas
7. Yahoo Aviate Launcher
Aviate Launcher tenton t’i përshtatet pajisjes tuaj Android në varësi të vendndodhjes tuaj dhe përdorimit. Ju jep katër homescreens dhe asnjë app drawer. Pamja kryesore e ekranit është lënë bosh me vetëm disa nga aplikacionet tuaja më të përdorura. Ju mund të shtoni aplikacione të tjera dhe widgets këtu në qoftë se dëshironi. Duke kaluar në ekranin tjetër në të djathtë do ju shfaqë një koleksion të aplikacioneve tuaja të rënditura në të paktën pesë foldera. Ju mund të shkoni në të djathtë përsëri për të parë të gjitha aplikacionet tuaja të renditura në një listë vertikale. Aviate Launcher gjithashtu ofron një “Smart Screen”, e cila funksionon pak a shumë si Google Now, por që mundësohet nga Yahoo. Kjo është një listë vertikale e cila në thelb ju tregon informacion të parashikuar në bazë të aktivitetit tuaj dhe vendit ku ndodheni.
Çmimi: Falas
Po ju, çfarë launcher-i keni të instaluar në telefonin tuaj Android?