Aplikacioni më i ri i mesazheve nga Google, si karakteristikë mund të ketë Inteligjencën Artificiale

Kur Facebook “M” të mbërrij tek Messenger në muajt e ardhshëm, mund të mbërrijë me një konkurrencë të madhe. Sipas The Wall Street Journal, Google është duke ndërtuar një shërbim inteligjent mesazhesh të vetin që do të shfrytëzojë teknologjinë chatbot, duke e bërë shërbimin që të rivalizoj me aplikacionet e njohura si: WhatsApp, WeChat dhe Facebook Messenger.

Integrimi i Chatbot do të bëjë gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve tuaja shumë të thjeshtë, dhe do të jetë shumë më e fuqishme sesa thjesht të bëni pyetje të tilla si: “Sa e gjatë është Kulla Eiffel”.

“Përdoruesit do të jenë në gjendje për tu dërguar tekst mesazhe miqve apo një chatbot-i, i cili do të kërkoj Web-in dhe burime të tjera për informacion ndaj një pyetje që ju sapo keni bërë,” shkroi WSJ.

Kjo në thelb është sikur të kishit “Kërkimin e Google” brenda chat-it tuaj. Raporti i WSJ thotë se Google do të lejojë zhvilluesit e palës së tretë për të ndërtuar chatbots të shërbimeve të tyre, duke e kthyer aplikacionin e mesazheve në një gjigant kërkimi. Facebook është duke ndërtuar diçka të ngjashme me M, duke përdorur një përzierje të njerëzve të vërtetë dhe të inteligjencës artificiale për të ndihmuar përdoruesit në gjetjen e përgjigjeve dhe zgjidhjen e detyrave.

Google ka bërë lëvizje për të hyrë në tregun e mesazheve dhe më parë me shërbimet si Hangouts, por përdorimi i tij me sa duket ngeli tepër mbrapa rivalëve të tij me një diferencë të konsiderueshme. Me futjen e diçkaje krejtësisht të re, Google hyn në lojë me një produkt i cili do të vij pre-instaluar në miliona pajisje Android.

Një datë lançimi dhe emër i shërbimit të ardhshëm të mesazheve është i panjohur. Ndoshta do të shohim diçka gjatë konferencës Google I / O në fillim të vitit të ardhshëm.