Google teston hyrjen në llogarin tuaj pa nevojën e fjalëkalimit
Google po luan me një karakteristik të re që ju lejon të hyni në llogarinë tuaj me anë të telefonit, pa nevojën e fjalëkalimit.
Një përdorues i Reddit postoi në lidhje me përvojën, e cila po testohet me një grup të zgjedhur përdoruesish. Siç tregohet dhe tek pamjet më poshtë, mbasi telefoni juaj të verifikohet nga Google, ju duhet vetëm të vendosni adresën tuaj të email-it dhe do keni qasje në llogarinë tuaj.
Nuk ka detaje në lidhje se kur mund ta provoni këtë karakteristike, kjo nga që është në fazat e para të saj. Google i teston këto lloj karakteristikash me grupe të zgjedhura para se t’ia përcjell atë masës së gjerë.
Përse ka rëndësi kjo: Ky test është pjesë e luftës së gjatë që Google po bën kundër fjalëkalimit. Në përgjithësi, kompania beson, dhe me të drejtë, se fjalëkalimet janë një metodë e varfër sa i përket sigurisë së llogarive. Megjithatë, të bësh popullsinë për të kaluar në këtë metodë kërkon goxha kohë. Ndërkohë, do të bënit mirë nëse vazhdoni të përdorni një menaxher fjalëkalimesh që automatikisht gjeneron fjalëkalime tepër-të sigurta dhe ti ruaj ato në të gjitha pajisjet.