Zotëroni Windows 10-ën me këto marifete të Task Manager

Ka më tepër tek Task Manager-i i Windows 10-ës se ç’mund të duket në pamje të parë, sidomos në qoftë se dini si të përdorni shkurtesat e duhura. Hidhini një sy këtyre këshillave dhe marifeteve për t’i parë të gjitha detajet.

task-manager-basic

Për të shfaqur Task Manager-in, shtypi CTRL+SHIFT+ESC ose klikoni me të djathtën në Taskbar dhe zgjidhni Task Manager. Shumica e njerëzve nuk shkojnë përtej dritares së Task Manager-it që jeni duke parë tani dhe, në fakt, kjo është gjithçka që ju duhet në qoftë se thjesht doni të mbyllni një aplikacion që ka bllokuar sistemin tuaj. Thjesht klikoni të selektoni aplikacionin që ka ngecur, dhe shtypni butonin End Task, ose klikojeni aplikacionin me të djathtën dhe zgjidhni End Task. Bum… aplikacioni që kishte bllokuar sistemin tuaj eliminohet, dhe tani ju mund të vazhdoni të përdorni kompjuterin normalisht.

Meqë ra fjala, kur klikoni tek Options, kini parasysh që nëse cheko-ni Always on Top, kjo bën që Task Manager-i të qëndrojë sipër dritareve të tjera të hapura. Gjithsesi, kjo nuk mban sipër aplikacionet e tjera, si p.sh. Chrome, Microsoft Word, Foobar 2000, ose ndonjë aplikacion tjetër.

Gati për të shkuar tek gjërat më interesante? Klikoni tek shigjeta përbri More Details në fund të dritares së Task Manager. Ajo do zmadhohet ndjeshëm dhe ju do keni shumë më tepër me se “të luani.”

Processes - Task Manager

Tab-i i parë, Processes (Proceset), liston çdo gjë që është në punë në kompjuterin tuaj. Jeni kuriozë të dini se çfarë po e përdor të gjithë CPU-në? Klikoni në tab-in CPU në mënyrë që shigjeta të tregojë për poshtë, dhe do shihni se çfarë po e konsumon CPU-në nga përdoruesi më i madh deri tek më i vogli. Klikoni me të djathtën tek shiriti që përmban tab-et name/cpu/memory/disk, dhe mund të shtoni kolona të tjera informacioni. Command Line ju tregon se ku gjendet aplikacioni, ndërsa Publish ju tregon se kush e shkroi atë.

Shihni një proces të çuditshëm që quhet “proces-i-çuditshëm me një emër që se kam hasur më parë, mos është një malware ose virus?” Thjesht klikojeni atë proces me të djathtën dhe zgjidhni search online (kërkoni online.) Shpesh herë do jetë thjesht një proces apo aplikacion background-i i lidhur me një tjetër softuer në kompjuterin tuaj.

Në qoftë se Windows-i sillet çuditshëm, gjë që ndodh, lëvizni poshtë në listën e proceseve deri sa të gjeni Windows Explorer. Pastaj, zgjidhni Restart. Ky mjet ndodhet aty për të rinisur Windows-in kur aplikacionet e tjera janë duke punuar në rregull. Thënë kjo, në qoftë se ketë e bëni shpesh, ndoshta është koha të riinstaloni Windows-in!

Startup Tab - Task Manager

Tab-i Startup liston çdo aplikacion që nis kur ju ndizni Windows-in. Startup Impact, i graduar si None (aspak), Low (i ulët), Medium (mesatar), ose High (i lartë)—ju lejon të shini se cilat aplikacione e ngadalësojnë procesin e ndezjes. Thjesht klikojeni një aplikacion me të djathtën dhe çaktivizojeni (Disable) nëse nuk doni që ai të nisë kur ndizet kompjuteri. Por mbani mend, në qoftë se çaktivizoni diçka të tillë si Dropbox-i, ju duhet që ta startoni atë manualisht sepse përndryshe ai nuk do të jetë duke punuar në sfond për të sinkronizuar skedarët tuaj!

CPU, Performance

Meqë jemi duke folur shpejtimin e Windows-it, ju gjithashtu keni tab-in Performance që gjurmon CPU-në, Memorien (RAM-in), Disk-un, Ethernet-in, dhe Bluetooth-in (nëse është në përdorim.) Në këtë tab ju tregohet se sa CPU dhe Memorie është në përdorim, bashkë me informacionin se çfarë CPU-je po përdorni, frekuencën e orës, dhe sa bërthama kompjuteri juaj ka, ndërmjet të tjerave.

Network, Performance

Ju duhet ta ndani me dikë informacionin për troubleshooting, ose t’i tregoni shefit se po e përdorni kompjuterin në maksimum? Klikoni me të djathtën dhe zgjidhni Copy për të përftuar një snapshot të informacionit të cilin mund ta dërgoni me email ose me Slack.

Gjithashtu, nëse doni që ta shfaqni “mjeshtrin e rrjeteve” brenda jush, klikoni me të djathtën dhe zgjidhni View Network Details kur jeni në Wi-Fi ose Ethernet për të marrë një pamje në kohë reale të shfrytëzimit të rrjetit, shpejtësisë së lidhjes, dhe informacione të tjera.