HTC zyrtarisht prezanton One X9 5.5-inç
HTC ka prezantuar zyrtarisht HTC One X9. Seria e fundit e telefonave të HTC One, X9, ka një ekran 5.5-inç 1080p dhe një trup metalik.
Përveç ekranit 1080p, One X9 përmban një procesor MediaTek X10 octa-core, së bashku me 3GB RAM. Telefoni vjen me 32GB memorie të brendshme, e cila është zgjerueshme duke përdorur një kartë microSD. Ka një bateri 3,000mAh, kamer mbrapa 13-megapixel, së bashku me një kamer frontale UltraPixel.
Ndërkohe që HTC nuk tha se cili version i Android do të vijë i instaluar bashkë me X9, nuk do të ishte e habitshme nëse do ta shihnim të lançohej me Marshmallow, ashtu si One A9. Përveç kësaj, HTC nuk ka përcaktuar ende një datë lëshimi për X9. Megjithatë, çmimi i tij është përcaktuar. HTC One X9 do të kushtojë 2399 juan, ose rreth US $ 370