Google prezanton Google Duo, aplikacionin e video-telefonatave rival të FaceTime
Aplikacioni i video-telefonatave Duo është përgjigjja e Google për FaceTime-in e Apple, të cilin përveç meje, nuk besoj se e përdor më ndokush. Google Duo është i thjeshtë, intuitiv dhe i përdorshëm në çdo platformë.
Aplikacionet e video-telefonatave nuk janë më diçka e re, në fakt, deri më tani përdoruesit e iOS kanë përdorur FaceTime, dhe përdoruesit e Microsoft kanë përdorur Windows Live Messenger dhe Skype si aplikacion komunikimi, dhe pas bashkimit të tyre vetëm Skype-in. Dhe në vendin tonë mbizotëron Viber-i. Ndërsa Google vjen me Duo, një aplikacion krejt të ri.
Duo është i lehtë dhe i përdorshëm në çdo platformë.
https://youtu.be/CIeMysX76pM
Një gjë që Google e ka “qarë” tek Duo, është thjeshtësia. Ju nuk do t’ju duhen një ton butonash për të shtypur. Duke pasur një ndërfaqe të pastër, është mjaft tërheqës si aplikacion dhe gjithçka që ju duhet është një numër celular. Njësoj si me FaceTime, ju nuk do t’ju duhet një llogari shtesë për ta përdorur.
Duke qenë se përdoret në çfarëdolloj platforme, do të thotë se një përdorues i iOS mund të video-telefonojë një përdorues të Android apo anasjelltas. Google ka marrë thjeshtësinë e FaceTime dhe e ka bashkuar me multi-platformat e Skype, dhe ka krijuar diçka që mund ta përdorni me të vërtetë.
Google Duo është i qëndrueshëm dhe i sigurt
Nuk ka gjë më të mërzitshme se sa kur ndërpritet video-telefonata për shkak të internetit të dobët, dhe përgjigja e Google për këtë problem është zhvillimi i intuitës së Google Duo për të ndryshuar lidhjen ndërmjet Wi-Fi dhe Mobile Data, kush të jetë më i fortë.
Kualiteti i telefonatës është i rregulluar rrënjësisht dhe kur bandwidhth-i të jetë i limituar, rezolucioni i videos ulët në mënyrë që lidhja të mos shkëputet.
Shihini telefonuesit tuaj përpara se të përgjigjeni
Mos u shqetësoni, ju mund ta çaktivizoni këtë karakteristikë nëse jeni nga ato persona që duhet të rregulloheni një herë para se të dilni në kamera. Gogole ka shtuar një karakteristikë të quajtur Tak Tak dhe siç nënkuptohet nga emri, ju mund të shihni se ç’po bëjnë video-telefonuesit e juaj përpara se t’u përgjigjeni.
Google thotë se kjo karakteristikë do të krijojë një sens emocioni tek përdoruesi, dhe ju jep mundësinë ta pranoni ose jo video-telefonatën. Ju mund ta shkarkoni Google Duo nga këtu.