Si të heqim pin/pattern/fjalëkalimin nga telefoni juaj Android?

Sot do ju tregojmë mënyrën më të thjeshtë për të zgjidhur një nga problemet që mund të keni me telefonin tuaj që fuqizohet nga sistemi Android, pikërisht harrimin e pin/pattern/fjalëkalimit të telefonit tuaj.

Hapat që duhet të ndiqni janë:

1. Instaloni ADB Drivers

ADB drivers janë driverat për të cilët kompjuteri/laptopi juaj ka nevojë që të njohi telefonin tuaj. Driverat mund ti shkarkoni këtu: . Ndërsa për ti instaluar ato në kompjuterin tuaj, shikoni videon këtu: .

2. Shkarkoni Android Tools v1.0 .

Android Tools By Gjbiteam.com

Android Tools është një aplikacioni i cili do i japi zgjidhje problemit tonë.

Ai ka opsione si:

  1. Check Device
  2. Reset Face / Pin Lock
  3. Reset Face / Gesture Lock
  4. Reset Gmail
  5. Wipe Data
  6. Reboot
  7. Check Device On Fastboot Mode
  8. Wipe Data / Cache On Fastboot Mode
  9. Exit Fastboot Mode
  10. Software Info
  11. Hardware Info

3. Fikni telefonin dhe lidheni me kompjuterin tuaj

Më pas, hapni aplikacionin me komandën Run As Administrator dhe shtypni 1 (Check Device) në mënyrë që aplikacioni të gjej telefonin tuaj.

Më pas zgjidhni se çfarë doni t’i hiqni telefonit tuaj duke zgjedhur numrat e posaçëm. Gjithashtu aplikacioni ju lejon që ti bëni Format telefonit tuaj duke shtypur numrin 5 dhe më pas numrin 8.

4. Ndizeni telefonin tuaj dhe shikoni që problemi është zhdukur…

Nëse keni ndonjë problem me telefonin tuaj… Lini një koment më poshtë.