Koncepti i iPhone 8 e paraqet ‘Home Button’ me një ndërfaqe të ‘Touch Bar’

iPhone 8 nënkupton mundësi të reja. Është iPhone-i i cili do të kremtojë 10 vjetorin e smartfonit të Apple, dhe ndërkohë që ne ende nuk e dimë se çfarë duhet të presim, shumica mendon se ai do të jetë i veçantë, por mbase jo aq i veçantë nga ky koncept i Thadeu Brandão.

Nga prapa, iPhone 8 i konceptit të Brandão-s duket një lloj si iPhone 7. Por pjesa e përparme është vendi ku ndodh magjia.

Përveç ekranit fantastik ‘cep më cep’, butoni home duket që është pika e re e fokusit. Në vend që të shërbejë thjeshtë si një mjet navigimi dhe sensor i shenjave të gishtave, butoni do të marrë një detyrë të dyfishtë si pike qendrore e ndërfaqes së re imagjinative të iPhone, e ngjashme me ‘Touch Bar’-in e MacBook Pro.

Kjo video na i paraqet në mënyrë më të detajuar karakteristikat e mundshme të tij.

Njësoj si Touch Bar, sistemi është dinamik i tillë që ndryshon në varësi të aplikacionit që përdorni.

Duke përdorur hapësirën e lirë dhe duke përfshirë edhe butonin home, përdoruesit do të kenë akses në shumë opsione kontrolli të tjera, pa qenë nevoja të përdoret ekrani. Dhe njësoj si me Touch Bar, pushteti i ngelet në dorë zhvilluesve pasi ata do të vendosin se cilat janë gjërat më të rëndësishme për t’u vendosur aty.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.