Hapi i parë që duhet të ndërmerrni kur keni probleme me ekranin

Nëse keni instaluar ose përditësuar kompjuterin tuaj në Windows 10, një nga problemet e para që mund të keni hasur mund të ketë qenë ai me ekranin.

Për shembull, disa përdorues kanë rastisur të shohin që Windows 10 përdorte vetëm rreth dy të tretat e ekranit, duke lënë një vijë të trashë të zezë në fund të ekranit. Të tjerët kanë vënë re një grafikë të shtrembëruar ose nuk kanë mundur të zgjedhin rezolucionin e saktë.

Zgjidhjet mund të jetë e ndryshme për secilin nga problemet, por hapi i parë që ju duhet të ndërmerrni është gjithmonë i njëjtë: kontrolloni dhe shihni nëse driverat e grafikës tuaj janë të përditësuar.

Për fat të mirë, kjo është shumë e lehtë në Windows 10, mjafton vetëm të ndiqni këto hapa:

  1. Në Start Menu, kërkoni për Device Manager.
  2. Hapni Display Adapters.
  3. Gjeni adapterin e grafikës tuaj. Për mua është Intel Iris Pro Graphics 6200. E juaja mund të jetë ndryshe, si për shembull: Radeon ose NVIDIA.
  4. Klikoni me të djathtën mbi të dhe zgjidhni Update Driver Software.
  5. Më pas zgjidhni Search automatically for updated driver software. Në këtë moment sistemi do kërkojë në bazën e të dhënave të Mricosoft për përditësimin e driverave dhe nëse sheh që driveri është i pa përditësuar, do e përditësoj atë në versionin e fundit.

Në këtë pikë, mund të restartoni ose jo kompjuterin tuaj.

Shumica e problemeve me ekranin mund të zgjidhen me përditësimin e driverave, por ju kujtojmë se u duhet kohë prodhuesve në mënyrë që të sjellin këto përditësime.. Nëse Windows 10 sjell një version të ri dhe ju në këtë moment keni vënë re që keni probleme me ekranin, mund t’ju duhet disa ditë ose javë në mënyrë që driveri juaj të përditësohet.

Nëse përditësimi i driverave sjell një tjetër problem, atëherë ju gjithmonë mund të ktheheni mbrapa në versionin që kishit.

Gjithashtu shmangni përdorimin e menaxherëve të driverave të palës së tretë sepse ata kanë tendencë që më e mira e mundshme, të jenë të pa saktë kurse më e keqja të instalojnë ndonjë maluerë.