fbpx

iOS 10 do ju lejojë të ç’instaloni aplikacionet e Apple

Nuk po e ekzagjeroj kur them se kjo qe karakteristika më e mirë rreth iOS 10.

Siç u vu re dhe nga MacRumors, disa aplikacione të Apple që vijnë me vetë sistemin, janë të shkarkueshme nga App Store. Pse janë të shkarkueshme? Sepse ju tani mund t’i fshini ato, sigurisht!

Një numër përdoruesish që kanë shkarkuar iOS 10 beta kanë konfirmuar se ju mund të fshini tani (dhe ri-shkarkoni) një numër aplikacionesh që vijnë me vetë sistemin. Të përfshirë në listë janë:

– Weather
– Stocks
– Mail
– Maps
– Notes
– Voice Memos
– Watch
– Music
– FaceTime
– Weather
– iTunes Store
– Calendar
– Contacts
– Videos
– Calculator
– Compass
– Tips

Safari dhe Messages janë të vetmit që i mungojnë listës (gjë që ishte në pritshmëritë e mia) por kjo gjë mund edhe të ndryshojë në të ardhmen.

apple-crap

Përveç se përdoruesve u kanë dhënë më tepër liri tashmë, ka edhe një tjetër arsye të mirë se pse Apple ka bërë një zgjedhje të tillë. Shkarkimi i aplikacioneve individuale, do të thotë se këto aplikacione individuale, mund të përditësohen pa pasur nevojë për të bërë një përditësim të plotë të iOS, duke e bërë jetën më të lehtë si për Apple ashtu edhe për përdoruesit përfundimtarë.