Nuk donte të bënte provimin, hakon website-in e Presidentit

Të gjithë kemi pasur ankth në lidhje me provimet, por kemi arritur ta menaxhojmë situatën disi, duke bërë gati mjetet e punës, duke shkruar gjërat kryesore në një copë letër, duke kërcitur dhëmbët nga stresi apo duke siguruar kopjet dhe shokët që do të na ndihmonin.

Por ky adoleshent nga Sri Lanka ka pasur një ide më të mirë, dhe vendosi të hakojë faqen zyrtare të Presidentit të Sri Lankës Maithripala Sirisena nën pseudonimin “Rinia e Sri Lankës”. Adoleshenti kërkonte që provimi i nivelit A të shtyheshin nga muaji Prill, muaj ky që përkon edhe me festimet e Sinhala dhe Vitit të Ri të Tamil-it.

Adoleshenti gjithashtu i kërkoi qeverisë që të përmirësonte sigurinë e website-ve të Sri Lankës dhe i bëri thirrje Presidentit që “të ndalojë punët e padobishme të kryeministrit të vendit dhe të fokusohej më shumë në problemet e studentëve.”

SriLankaHacked

Website-i i dëmtuar u rrëzua shumë shpejt nga autoritetet, dhe u vendos një mesazh “jashtë radhe”, por nuk u desh shumë kohë që ai të hakohej përsëri dhe në të të vendosej përsëri mesazhi i adoleshentit.

Pas telasheve të shkaktuara, menjëherë u krye arrestimi i adoleshentit nga autoritetet, dhe tani ai rrezikon të dënohet me një gjobë prej 300,000 rupi (rreth 2000 dollarë) dhe deri në 3 vite burg. Sipas Agjencisë së Shtypit të Francës, kjo është hera e parë që në Sri Lanka arrestohet një adoleshent nën akuzat e krimit kibernetik.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.