Njeriu më i pasur në Indi u ofron internet 4G falas një miliard banorëve

Njeriu më i pasur në Indi po shpalos një rrjet celular 20 miliard dollarësh i cili mund tu sjellë internet me shpejtësinë e dritës qindra miliona njerëzve.

Konsumatorët në Indi po festojnë mbërritjen e shërbimeve të kompanisë së re të Mukesh Ambani Reliance Jio, duke mbajtur kështu premtimin për të transmetuar internet të shpejtë me çmime shumë të ulëta dhe shpejtësi shkarkime shumë të madhe të cilat do të bëjnë të mundur edhe luajtjen e videove.

Rrjeti 4G, i cili mbulon më shumë se 80% të vendit, u vu në jetë zyrtarisht të hënën me një sërë ofertash fillestare bujare. Indianët do të jenë në gjendje të përdorin Jio falas deri në fund të 2016-ës, dhe më pas do të paguajnë vetëm 149 rupi (2,25 dollarë) në muaj për internet pas asaj periudhe.

“Çdo gjë dhe gjithçka që mund të bëhet dixhitale, do të bëhet dixhitale — në një raport eksponencial,” u tha Amabni investitorëve javën e shkuar gjatë takimit të përvitshëm të kompanisë. “Jeta po bëhet dixhitale.”

Vetëm një e pesta e të rriturve në Indi kanë akses në internet. Vetëm pak vende me Wi-Fi ekzistojnë, ndërsa rrjetet e shpejta me brez të gjerë kërkojnë infrastrukturë e cila me ti gjendet në zonat urbane të varfra, dhe akoma më pak në ato rurale.

Por kjo situatë do të ndryshojë shumë shpejt. Nëse rrjeti i Jio do të ketë sukses, Ambani do të jetë në gjendje të kapitalizojë në një shkallë sizmike e cila mund të shohë qindra mijëra Indianë online në vitet e ardhshme — në shumicën e rasteve nëpërmjet smartfonëve.

Dhe në fakt është një treg që gjigantët e industrisë së teknologjisë kanë shumë dëshirë ta çajnë. Google ka vendosur Wi-Fi falas në stacionet e trenit përgjatë Indisë, dhe Facebook u mundua të ofrojë një version falas të platformës së tij.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.