Sulmohen serverat sinkronizues të Operas!
Janë hapur shpesh fjalë që serverat e Opera-s janë më të lehtët për tu marrë nën kontroll dhe për tu zotëruar nga hakerat edhe se nga momenti në moment pritej një sulm ndaj kësaj të fundit. Dhe le të themi që më në fund ndodhi!
Në një email që marr nga Opera, duke qenë se jam përdorues i saj dhe i shërbimeve të saj, kjo e fundit më sugjeron të ndërroj fjalëkalimin. Arsyeja? Një sulm ndodhi, ashtu siç pritej!
Në email thuhet se “Arsyeja që po e bëjmë këtë veprim është sepse zbuluam një sulm në serverat tanë sinkronizues. Hetimet tona po vazhdojnë por ne besojmë se mund të jenë prekur disa nga fjalëkalimet e përdoruesve tanë (të cilat janë ende të enkriptuar ose të sheshuar me siguri) apo dhe të dhënat e llogarisë, siç janë emrat e logimit.” Një masë e mirë e marrë kjo nga Opera për paralajmërimin e përdoruesve për ndërrimin e fjalëkalimit por nëse do i vinim një emër, “paaftësi” do i përshtatej më së shumti kësaj kompanie.
Më tej në email thuhet, se si një masë parandaluese, Opera do duhet të rivendosë fjalëkalimet e të gjithë përdoruesve. Shpresojmë që kjo ndodhi e Opera-s ti vërë ata në veprim dhe të marrin më shumë masa në parandalimin e sulmeve të tilla, jo thjesht të paralajmërojnë përdoruesit.