Opera sjell një aplikacion VPN për iPhone dhe iPad

Opera sjell një aplikacion VPN për iPhone dhe iPad

Opera ka njoftuar lançimin e një aplikacioni VPN të veçuar për iPhone dhe iPad i cili premton të shbllokojë faqet e bllokuara në shtete të ndryshme dhe të bllokojë reklamat.

Lançimi vijon pas prezantimit të shërbimit VPN të mbindërtuar në shfletuesin e tyre për desktop muajin e kaluar, por e sjell atë në një audiencë me potencial shumë herë më të madhe, ndërkohë që Opera ka vetëm 2% të tregut të shfletuesve në mbarë botën.

operaVPN

Kompania thotë se më shumë lokacione virtuale të tjerë do të shtohen së shpejti (duke qenë se tani janë vetëm pesë) dhe përmban një adblocker të mbindërtuar për të ndaluar reklamat dhe për të përmirësuar privatësinë kur përdorni Safari, Chrome apo aplikacione të tjera.

Sigurisht, ndërkohë që Opera thotë se tani do të hapë një botë me përmbajtje jo të ndaluara në gjeolokacione të ndryshme, shërbimet të cilat i ofrojnë këto përmbajtje po punojnë fort në tejkalimin e këtyre pengesave, kështu që ende nuk e dimë se edhe për sa do të funksionojnë këto shërbime.

[button link=”https://itunes.apple.com/app/opera-vpn-free-unlimited-ad/id1080756781?mt=8″ icon=”apple”]Opera VPN: Free unlimited ad blocking VPN në iTunes[/button]

  • 261 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.