Riparimi i ekranit të iPhone X do të kushtoj $280
Para dy ditësh Apple nxorri në shitje iPhone X dhe bashkë me të, kompania publikoj dhe disa informacione në lidhje me çmimin e riparimit të tij dhe si vetë telefoni, riparimi është shumë i shtrenjtë.
Nëse nuk keni një garanci për të, zëvendësimi i tij do kushtojë $280.
Ky çmim është dy herë më i lartë se riparimi i ekranit tek një iPhone 6 ($129) dhe diku rreth 65 % më i lartë se ekrani i një iPhone 8 ($169).
Nëse për ju, ky çmim tingëllon si shumë i lartë, duhet të bëni kujdes që të mos dëmtoni një iPhone X në një mënyrë apo një tjetër.
Por nuk ndalon me kaq, nëse iPhone X i juaj përfshin dhe dëmtime të tjera, riparimi i tij do ju kushtojë diku rreth $549, më shumë se gjysma e çmimit të tij. Përsëri, është goxha i shtrenjtë se sa kostoja e riparimit të iPhone-ve të fundit. Riparimi i iPhone 8 kushton $349 kurse ai i 8 Plus, $399. Kjo do të thotë se nëse thyeni xhamin mbrapa të një iPhone X (ose të një iPhone 8), do ju duhet të jetoni me të.