Xiamoi dëshiron të risjellë “Phablet”-ët me masivin e tyre Mi Max 6,4″
Edhe pse prodhuesit e smartphone-ve si Samsung dhe Sony vazhdojnë të prodhojnë pajisje me përmasa më të vogla se sa standardi 5,5-inç i këtij viti, Xiaomi mendon se ka akoma hapësirë për një pajisje më të madhe, si Mi Max-i i tyre.
Sot në Kinë u lançua Mi Max, një celular 6,44-inç i krijuar për të luajtur videot më mirë në një buxhet të ulët. Nuk është celulari më i madh i prodhuar ndonjëherë, por është më i madh se sa Nexus-i 6-inç i Google nga 2014-a, dhe se sa Nexus 6p me ekran 5,7-inç i vitit të shkuar.
Karakteristikat e Mi Max
Pajisja përbëhet nga një trup metali me një xham të lakuar përpara e cila e mbron ekranin e madh 1080p. Peshon 203g dhe vjen në 7,5mm, çka do të thotë se është më i hollë se sa celulari buxhetor i Xiaomi-t Redmi Note 3 dhe vetëm një fije floku më i trashë se sa flagshipi i këtij viti Mi 5.
Përbrenda ka një procesor Snapdragon të serisë 650, e shoqëruar me një GPU Adreno 510. Ka tre variante zgjedhjesh, të cilat fillojnë me 3GB RAM dhe memorje 32GB, e më pas vazhdon deri në 4GB RAM dhe memorje 128GB.
Në qoshe ka një kamera 16-megapixel dhe një sensor të shenjave të gishtave. Ju mund të shtoni gjithashtu deri në 128GB më shumë hapësirë në memorje me kartat microSD.
Xiaomi thotë se bateria 4,850mAh e Mi Max ju lejon deri në 14 orë luajtje video në Wi-Fi në një cikël karikimi të vetëm.
Celulari do të vijë me MIUI 8, versionin Android të kompanisë, i cili sjell një sërë karakteristikash të reja.
Më e veçanta nga të tjerat është mundësia për të klonuar aplikacionet si shërbimet e mesazheve kështu që ju mund të përdorni shumë llogari njëkohësisht (perfekte kjo për Instagram) dhe opsionin për të lançuar një home screen të dytë me rregullime dhe të dhëna të sistemuara sipas dëshirës (si kontaktet apo historinë e thirrjeve) duke përdorur një shenjë gishti ndryshe.
Ka gjithashtu një mjet tjetër të ri i cili ju lejon t’i bëni një screenshot të zgjatur ekranit, si web-faqet e gjata, imazhet e galerisë, tekstet dhe mesazhet, si dhe një mjete të reja në editimet e videove për të shtuar efekte dhe muzikë.
Veç kësaj, MIUI 8 do t’ju lejojë ju të skanoni dhe ruani dokumente dhe kartëvizita, si dhe ekuacione matematikore për të marrë zgjidhje hap-pas-hapi. Ju gjithashtu mund të skanoni objekte fizike dhe mund t’i blini ato më vonë tek Taobao.
Xiaomi thotë se do të fillojë testimet e para të MIUI 8 në Kinë në 1 Qershor dhe do të lëshojë ROM-in për zhvilluesit në 17 Qershor me mbështetje për seritë e pajisjeve Mi, Mi Note, Redmi dhe Redmi Note.
Mi Max do të dalë në shitje në Kinë më 17 Maj me çmime të cilat fillojnë nga 1699 RMB ($230) dhe do të vazhdojnë deri në 1999 RMB ($306) në varësi të variantit që do të zgjidhni. Akoma nuk ka të dhëna zyrtare nëse pajisja do të vijë në tregjet e tjera në Azi apo Europë.