Google Translate tani funksionon në çdo aplikacion Android

Google Translate sapo është bërë edhe më i dobishëm në Android. Një karakteristikë e re “Tap to Translate” ju lejon të përktheni tekste nga çdo aplikacion.

TTT_DogfoodGif_v01_JRS

Funksionon duke përkthyer çdo gjë që ndodhet në Clipboard-in tuaj. Për shembull, kur ju të kopjoni tekstin nga një mesazh në WhatsApp, do të vini re që do të shfaqet ikona e Translate pak a shumë ashtu siç shfaqet ikona e Messenger kur fikush ju dërgon një mesazh dhe në momentin që ju klikoni mbi të do të shihni tekstin e përkthyer. Nga këtu ju mund të ndryshoni gjuhët ose të merrni një përkthim të ri.

Ndërkohë, përdoruesit e iOS po marrin mënyrën e përkthimit Offline të teksteve. Offline Mode, tani do të përdori paketa të vogla të përkthimit të cilat do ua bëjnë më të lehtë shkarkimin e tyre në një rrjet interneti të dobët.

Pakot e gjuhës tani janë 25MB secila, për të cilat Google shprehet se është reduktuar 90 për qind e madhësisë së tyre.

Së fundmi, Google ka shtuar Kinezishten në karakteristikën Word Lens. Nëse nuk jeni të njohur, Word Lens në thelb përkthehen pamjet e drejtpërdrejta nga kamera juaj. Për shembull, ju mund të drejtoni kameren e telefonit tuaj drejt një menuje apo një sinjalistike rrugore, dhe do vini re që magjikisht teksti i përkthyer do të zëvendësojë atë origjinal.

Milk_Chinese-English

Përditësimi do lëshohet për Android dhe iOS gjatë ditëve në vazhdim.