Oppo A37 me 2 GB Ram dhe lidhje LTE do të kushtoj $190
Prodhuesi kinez i smartfonave OPPO ka fituar shumë vëmendje në lidhje me strategjinë e saj të shitjeve offline. OPPO ka prezantuar në Kinë një smartfon të ri me lidhje 4G LTE me emrin Oppo A37. Pajisja e nivelit mesatar është aktualisht në shitje nga China Telecom me një çmim prej CNY 1299 ($190 USD). Disponueshmëria për tregjet e tjera është ende e panjohur.
Oppo A37 sjell një ekran 5-inch IPS me rezolucion 1280×720 dhe densitet pikselash 294ppi. Fuqizohet nga një prçesor 64-bit octa-core MediaTek MT6750 me shpejtësi sinkronizimi 1.5GHz, GPU Mali-T860 dhe 2GB RAM. Memoria e brendshme 16 GB mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartës MicroSD. Telefoni ka të instaluar Android 5.1 Lollipop së bashku me sistemin ColorOS në krye, SIM të dyfishtë dhe furnizohet nga një bateri 2550mAh.
Sa i përket pjesës së fotografisë, A37 vjen me një kamer mbrapa 8 megapiksel autofokus me blic LED, ndërkohë që kamera 5 megapiksel është e vendosur para pajisjes. Opsionet e lidhjes përfshijnë 4G LTE Cat.4 (shpejtësi shkarkimi deri në 150Mbps), Bluetooth 4.1, WiFi, 3G, 2G, GPS/A-GPS, NFC and Micro-USB. Oppo A37 vjen me përmasa 143.1 x 71.0 x 7.68mm dhe peshon 140 gram. Pajisja vjen në dy variante ngjyrash të Artë dhe Rozë në të Artë.