Galaxy Note 6 pritet të vij me një ekran 5.8″, bateri 4000mAh dhe 6 GB RAM
Kemi ende katër muaj para, por me sa duket spekulimet ndaj flagshipit tjetër të Samsung tashmë kanë filluar të nxehen. Detajet natyrisht ndryshojnë nga njëri thashethem tek tjetri por disa i shohim të theksuara tek të gjithë. Për shembull, ekziston ideja se Galaxy Note 6 do të ketë 6 GB RAM. Një tjetër detaj që duket në përputhje me thashethemet është se po punohet të sillen dy variante, një normal dhe një me një ekran të lakuar.
Këto dy variante, për të cilat kanë filluar të flitet në të vërtetë janë vetëm prototipa, të paktën nga çfarë kemi dëgjuar deri më tani. Samsung, megjithatë, supozohet se po vendos se cili nga këta të dy të lançoj. Të dy me sa duket nuk kanë asnjë ndryshim me përjashtim në këtë drejtim. Për më tepër, të dy do kenë një ekran 5.8-inç, dhe jo siç keni dëgjuar më parë 5.7 apo 5.9 inç. Është interesante se Samsung ka vendosur t’a rris madhësinë përsëri, edhe pse me 0.1 inç.
Një tjetër informacion mbledhur nga këto rrjedhje është se Galaxy Note 6, cili model që të vijë, do të ketë një bateri të madhe 4,000 mAh. Kjo është padyshim një kërcim i konsiderueshëm nga 3,100 mAh siç pretendonin rrjedhet më parë. Kjo patjetër do të ndihmojë në lehtësimin e ankthit të baterisë dhe mund të justifikojë rritjen e madhësisë. Megjithëse duhet t’a pranojmë që tingëllon pak si shumë e mirë për të qenë e vërtetë.
Detaje e tjera të rrjedhura përfshijnë të njëjtën kamer mbrapa 12 megapiksel që debutoj me Galaxy S7 dhe një skaner gjurmësh gishtash. Mundësia për një skaner irisi është ende e pasigurt. Galaxy Note 6 do të lançohet me Android N.