5 smartfonë me skaner shenjash gishtash poshtë $150

Smartfonët kanë evoluar shumë dhe çdo vit karakteristika të reja sa vijnë e shtohen. Një ndër karakteristikat e fundit është skaneri i gjurmëve të gishtave, i cili fillimisht qe në dizpozicion tek iPhone dhe më pas erdhi dhe tek flagship-ët e tjerë. Por nga fundi i 2015-ës, skaneri i gjurmëve gishtave nuk është se qe i kufizuar vetëm tek smarfonët flagship. Shumë telefona buxhetor kemi vënë re të vijnë së bashku me një skaner gjurmësh gishtash.

Pra, nëse skaneri i gjurmëve të gishtave është prioritet kryesor, gjbiteam.com ka listuar smartfonët më të mirë me një skaner gjurmësh gishtash poshtë $150.

Xiaomi Redmi Note 3

Xiaomi Redmi Note 3

Xiaomi Redmi Note 3 është telefoni më i fundit buxhetor nga Xiaomi dhe sjell një ekran Full HD 5.5 inç dhe fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 650, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Android Lollipop së bashku me MIUI 7 vjen i para-instaluar. Ka një kamer mbrapa 16MP si dhe një para 5MP për selfie. Pajisja gjithashtu përmban një bateri 4000mAh, kartë SIM të dyfishtë dhe mbështetje për kartë microSD. Sigurisht edhe skaner gjurmësh gishtash.

Çmimi: $149.99

Leeco Le 1S

Leeco Le 1S

Leeco Le 1S është një tjetër telefon buxhetor i cili ka një çmim prej $169. Telefoni paketon një ekran 5.5 inç Full HD dhe fuqizohet nga një procesor MediaTek Helio X10 shoqëruar me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Vjen me një kamer mbrapa 13MP dhe një tjetër para 5MP.

Telefoni ka një bateri 3000mAh si dhe Android Lollipop së bashku me EUI mbi të. Skaneri i gjurmëve të gishtave është i vendosur në pjesën e pasme të pajisjes.

Çmimi: $169.99

Coolpad Note 3

Coolpad Note 3

Coolpad Note 3 vjen me një ekran HD 5.5inç (1280 x720p) dhe fuqizohet nga një proçesor 1.3 GHz Octa-Core 64-bit MediaTek MT6753 dhe GPU Mali-T720 MP2. Telefoni vjen me 3GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet me anë të kartës microSD.

Para pajisja sjell një kamer 13-megapixel me LED flash me auto fokus kurse para një kamer 5-megapixel me një sensor imazhi CMOS. Telefoni ka të para-instaluar Android 5.1 Lollipop me UI Best në krye të saj. Telefoni gjithashtu vjen me një skaner gjurmësh gishtash e cila është e para e këtij lloji në një pajisje buxhetor.

Çmimi: $135.99

Coolpad Note 3 Lite

Coolpad Note 3 Lite

Coolpad Note 3 Lite vjen me një ekran HD 5 inç (1280 x 720p) dhe fuqizohet nga një proçesor MediaTek MT6735 quad-core i sinkronizuar në 1.3GHz. Pajisja ka 3GB RAM dhe vjen me 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës mikro SD deri në 64GB. Kamerat janë po ato të Note 3-shit, që do të thotë se ka një kamer mbrapa 13MP si dhe një para 5MP. Pajisja vjen me Android 5.1 Lollipop me Best UI 6.0 në krye të saj.

Çmimi: $105

Panasonic Eluga Mark

Panasonic Eluga Mark

Panasonic Eluga Mark është një nga pajisjet e fundit të kompanisë e cila përmban një skaner gjurmësh gishtash e cila ndodhet në panelin mbrapa. Telefoni ka një ekran 5.5 inç HD dhe fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 615 shoqëruar me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Telefoni vjen me një kamer mbrapa 13 MP dhe një tjetër para 5 MP së bashku me një bateri 2500mAh.

Edhe pse telefoni nuk është nën $150, mund t’a gjeni diku tek $167.