Rripi që shërben si tastierë.

Ky rrip i thjeshtë është në të vërtetë një tastierë “wireless” dhe prekja me të veshur mund të kthejë çdo sipërfaqe në një tastierë kompjuteri.

Ju mund të përdorni një seri kombinimesh të gishtave për të shtypur dhe secila prej tyre përputhet me një gërmë. Kjo ju lejon të shtypni në një tastierë vetëm me një dorë.

Ndërsa ka një proces mësimi për t’u përdorur, objekti teknologjik ofron edhe një sërë avantazhesh. Nuk është aspak i bezdisshëm dhe ju mundëson të shtypni kudo që ndodheni.

Gjithashtu, ai ka një numër kapacitetesh të reja me VR, për vendet ku shtypja është më e vështirë. Me pak fjalë, ky rrip është teknologjia e brezist të ri që mund ta mbajmë veshur.