Sony konfirmon se po prodhon Playstation 4 4K, por nuk do të prezantohet në eventin e E3

Më në fund kemi disa lajme të sigurta: Një PlayStation 4 më i fuqishëm është rrugës. Konfirmimi vjen direkt nga Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv i Sony gaming Andrew House, nga një deklaratë për Financial Times.

Ka pasur mjaftë thashetheme për emrin e konsolit, nga Playstation 4.5, “PS4k” e deri në “NEO”. sipas raportimeve të Kotaku në Mars të këtij viti.

House ka konfirmuar disa nga thashethemet për konsolën seri më tani:

  • Do të luajë lojrat në rezolucionin UltraHD dhe do të përballojë grafika më të fuqishme.
  • Do të shitet bashkë me PS4 normal.
  • Do të jetë më i kushtueshëm se sa PS4 normal. (pfff)
  • Të gjitha lojrat e ardhshme për PS4, duke përfshirë edhe ato VR, duhet me patjetër të mbështesin edhe versionin e vjetër të konsolës. Mbështetja për modelin 4K është opsionale, por Sony pret që “të gjitha ose pjesa më e madhe” e titujve të rinj të lojërave do t’i mbështesin versionet më të vjetra të konsolës.

Fatkeqësisht, House tha gjithashtu se nuk po planifikonin që ta prezantonin konsolën në eventin E3:

“Ne duam të sigurohemi se do të kemi një rang të plotë të eksperiencave më të mira në sistemin e ri në mënyrë që ta nxjerrim atë në vitrina plotësisht,”

Kjo do të thotë se Sony do të fokusohet më shumë në PlayStation VR dhe titujt e ri të PS4 ndërkohë që përgatitet për një gamë më të gjerë lojërash të jenë në gjendje për tu luajtur me konsolat e reja.

Thuhet se edhe Microsoft po planifikon të prezantojë një Xbox One edhe më të fuqishëm. Tani që Sony e ka konfirmuar prezantimin e një PlayStation 4K, duket se me siguri edhe Microsoft do të godasë me një pajisje të saj të këtij lloji, të cilën shpresojmë ta shohim në eventin E3 i cili do të mbahet këtë javë.

 

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.