fbpx

Rikthehet tipari SMS në versionin e fundit të Messenger (Beta)

Disa muaj më parë, u shfaq mbështetja për SMS, e cila po testohej në aplikacionin Facebook Messenger, ku mund të vihej re shfaqja e opsionit SMS tek Settings, duke ju lejuar kështu që ta aktivizonit atë. Kjo me sa duket u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Tani, megjithatë, është kthyer përsëri në versioni e fundit beta të Messenger.

Implementimi është pak ndryshe krahasuar me atë më parë. Për të aktivizuar SMS-të, nuk duhet të shkoni nëpërmjet Settings të Messenger por tek Settings i Android. Fillimisht shkoni tek Settings> Applications> Default Application > Messaging app> dhe zgjdhni Messenger.

Messaging App

Pas aktivizimit, shkoni tek Messenger dhe ju do të shihni të gjitha SMS-të tuaja të shfaqura në aplikacion. Në vend që bisedat të shfaqin atë shiritin blu, me ikonat ngjyrë vjollcë, siç ishte herën e fundit, bisedat tashmë janë plotësisht ngjyrë vjollcë, duke përfshirë këtu shiritin e aplikacionit, foton e profilit dhe ikonat e bisedës me po atë ngjyrë.

Ky tipar ka ardhur tek versioni i fundit beta për Facebook Messenger, megjithëse disa prej tyre kanë filluar ta shohin këtë tipar dhe tek versioni zyrtar.

Nëse nuk jeni pjesë e grupit testues beta për Facebook Messenger, mund të regjistroheni këtu. Versioni i fundit është 75.0.0.11.70, i cili është në dizpozicion edhe tek APK Mirror.