fbpx

Microsoft dëshiron të blejë LinkedIn për 26,2 MILIARD dollarë!

Microsoft njoftoi sot se po planifikon të blejë LinkedIn për 26,2 miliard dollarë. Marrëveshja e Microsoft për të blerë rrjetin social gjigant të fokusuar tek karriera është në një transaksion i gjithi në “cash”, dhe i vlerëson aksionet e LinkedIn me 196 dollarë secilin. Microsoft thotë se LinkedIn do të vazhdojë të mbajë markën dhe pavarësinë e tij, dhe Jeff Weiner do të vijojë të jetë shefi ekzekutiv i tij dhe do të raportojë drejtpërdrejt tek Satya Nadella.
“Skuadra e LinkedIn ka kultivuar një biznes fantastik të përqendruar në lidhjen e profesionistëve në mbarë botën,! tha Nadella. “Së bashku ne mund ta përshpejtojmë këtë kultivim të LinkedIn, gjithashtu edhe Micorosft Office 365 dhe Dynamics ndërkohë që përpiqemi të fuqizojmë çdo person apo organizatë të këtij planeti.” Microsoft po planifikon që të përmbyllë blerjen e tij në fund të këtij viti, dhe marrëveshja është aprovuar nga bordet e drejtimet të të dyja kompanive.

Kjo është blerja më e madhe që shefi ekzekutiv i Microsoft Satya Nadella ka kryer që kur e mori këtë detyrë më shumë se dy vite më parë. Microsoft po i pozicionohet kombinimit të “resë profesionale lider në botë” së bashku me “rrjetin profesional lider në botë.” Është mjaft e qartë se kjo është një blerje mjaftë e madhe për Microsoft, si në vlerë monetare ashtu edhe në atë që LinkedIn do ti sjellë kompanisë. Më shumë se 433 milion njerëz e përdorin LinkedIn në mbarë botën për t’u lidhur, për të gjetur punë, dhe për tu rilidhur me kolegë të vjetër. Disa prej këtyre përdoruesve të LinkedIn paguajnë për shërbimet premium për të përdorur sajtin.

Microsoft nuk tregon se për çfarë do ta përdorë ekzaktësisht përvetësimin e Linked In, por është e thjeshtë të imagjinosh se kjo mund të përdoret për të rritur prezencën e kompanisë në rrjetet sociale. Micorsoft investoi tek Facebook në hapat e parë të tij, por kompania e ka pasur të vështirë për të përçarë në rrjetet sociale. Microsoft shpenzoi plor 1,2 miliard dollarë në Yammar gati katër vite më parë por bizneset nuk u interesuan për mjetin aq shumë sa ç’shpresonte Microsoft. Gjiganti softuerik planifikon të mbajë një telefonatë konference në orën 11:45 paradite për të diskutuar përvetësimin e LinkedIn, dhe ne do t’ju përditësojmë në vijim për çdo zhvillim të mundshëm në lidhje me këtë çështje.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.