fbpx

Ku i mban të dhënat Google? Na e tregon kjo video 360°

A e keni menduar ndonjëherë se ku e mban gjithë atë informacion petabyte-sh për të gjitha shërbimet që ofron Google? Përgjigja gjendet në një data center, dhe ju tani mund t’i hidhni një sy se si ngjan ai.

Google ka publikuar një video 360° me një rezolucion të mrekullueshëm 4K, e cila ju çon ju në qendrën e të dhënave të saj në Dalles, Oregon.

Ju do të shikoni se si ruhet informacioni, mësoni se si disa qendra të dhënash mbarë botën janë lë lidhura me njëra-tjetrën, se si mbahet i ftohur gjithë ai sistem dhe mësoni se çfarë bën kompania në raste dëmesh të hard drive-rave.

Ju mund ta shihni klipin në desktop-in tuaj dhe mund të ndryshoni pikën e shikimit me anë të mouse-it tuaj, ose shkarkojeni në celularin tuaj dhe shikojeni me anë të një Cardboard-i për një eksperiencë më të bukur.

[button link=”https://www.youtube.com/watch?v=zDAYZU4A3w0″ icon=”youtube” window=”yes”]Turi 360° në qendrën e të dhënave të Google[/button]

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.