Arsyet e zakonshme se pse Google Chrome pëson Crash dhe si ti riparoni
Përveç të qenurit shumë intensiv në memorien e sistemit dhe CPU-së në krahasim me shfletuesit e tjerë (si Opera dhe Firefox), Chrome ka reputacionin e të qenurit i shpejtë dhe stabël mbi të gjitha.
Fatkeqsisht nuk është gjithmonë kështu. Chrome herë pas here mund të ndeshet me probleme që e shkaktojnë të pësojë crash në mënyrë të rregullt, dhe t’i riparosh apo diagnostikosh këto probleme nganjëherë mund të jetë e vështirë. Në fakt, dy-tre muaj më parë, vetë mua më ndodhte që Chrome të kishte ngecje apo crash në kompjuterin tim të shtëpisë.
Më poshtë do listoj disa probleme të zakonshme se pse Google Chrome pëson crash dhe si t’i riparojm.
Plugin problematik, si Flash
Kushdo që ka përdorur një kompjuter për një kohë të gjatë, jo thjesht Chrome, ka pasur probleme me Adobe Flash Player një herë apo një tjetër. Pavarësisht këtyre problemeve të turpshme, Flash akoma vazhdon të shkaktojë probleme në sistemet e operimit dhe kompjuterat më të fundit.
Një mënyrë që Flash mund të shkaktojë probleme është në qoftë se keni të instaluar dy Flash Player në të njëjtën kohë. Në të kaluarën Flash mund të instalohej si një shtojcë në Chrome dhe si një plugin për Windows, kjo bënte që faqet që mbështeteshin në Flash të sillnin probleme, gjithashtu edhe shfletuesi si një i tërë. Për të kontrolluar dhe siguruar që ky rast nuk po ndodh tek ju, shkoni tek shiriti i adresave në Chrome dhe shkruani chrome://plugins
Lista juaj e plugins duhet të duket kështu. Nëse shihni më shumë plugins që ju nuk i njihni, do ju duhet t’i ç’aktivizoni. Përveç kësaj, Flash Player juaj duhet të duket kështu. Pra, nëse shihni dy plugins do ju duhet të ç’aktivizoni Flash Player që keni instaluar në Windows.
Nëse problemi me Chrome ka të bëjë me faqet që mbështeten në Flash, kjo mënyrë duhet t’a rregulloj problemin tuaj. Flash përditësohet automatikisht me Chrome. Për të përditësuar Chrome, thjesht zgjidhni “About Google Chrome“, siç shihet në imazhin e mësipërm për të marrë një përditësim, sigurisht nëse ka ndonjë.
Mbajtja e Chrome të përditësuar në përgjithësi është një ide e mirë, edhe pse Flash Player nuk mund të jetë problemi juaj.
Probleme me shtojcat ose me instalimin e shtojcave
Duke qenë një përdorues i Chrome do të thotë që me shumë mundësi me kalimin e kohës keni instaluar disa shtojca. Duke përdorur shtojca të reja potencialisht mund të shkaktojnë probleme në sistemin tuaj, por ka raste që mund edhe të mos jetë faji i një shtojce. Ndonjëherë, instalimi i saj mund të jetë problemi, dhe e gjitha çfarë ju duhet të bëni është t’a riinstaloni atë.
Së pari, shkruani tek shiriti i adresave chrome://extensions dhe hiqni të gjitha shtojcat që nuk njihni apo shfrytëzoni. Pasi të keni bërë këtë, shënoni (mbani mend) ato që do përdorni dhe ç’instaloni edhe ato, gjithashtu. Ristartoni Chrome dhe kompjuterin tuaj, dhe filloni instaloni shtojcat me rradhë, për të kuptuar se cili nga këta është duke shkaktuar problemin.
Një mënyrë e lehtë për të bërë këtë është të ç’instaloni komplet Google Chrome dhe t’a instaloni përsëri. Por sigurohuni të ruani bookmark-ët tuaj në llogarinë tuaj të Google, nëse keni një.
Probleme me maluerë dhe harduerë
Këto probleme mund të interferojnë me Chrome dhe mund të jenë mjaft të vështirë për t’i rregulluar.
Sa i përket çështjes së maluerëve, thjesht instaloni Malwarebytes, të cilin mund t’a shkarkoni nga faqja zyrtare. Ose nëse keni ndonjë antivirus të instaluar perfomoni një skanim.
Nëse edhe duke larguar maluerë të ndryshëm problemi vazhdon të shfaqet, ka mundësi të keni probleme me fajlet e sistemit. Fajlet e sistemit mund të riparohen me anë të komandës Scannow për të cilën mund të mësoni më shumë këtu.
Së fundmi, mund të keni probleme dhe me hardurerët. Çështja e harduerëve, për fat të keq, mund të kërkojë nga ju që të blinë pjesë të reja. Në rastin e Chrome, mund të jetë një RAM ose një hard drive i ri.
Në rastin tim, një riinstalim i pastër i Chrome më rregulloi problemin që kisha me të. Por çfarë mund të na thoni rreth jush, çfarë problemi ju ka sjell apo po ju sjell Chrome? Nëse kjo guidë nuk ju vjen në ndihmë, na shkruani këtu në gjbiteam.com për më tepër asistencë.