Apple dhuron lojën Infinite Skater për një periudhë të limituar (Kurseni $3)
Pas apliakcionit Day One 2, Apple dhuron një tjetër aplikacion dhe këtë herë bëhet fjalë për lojën e mrekullueshme “Infinite Skater”.
Infinite Skater, një lojë mjaft interesante dhe e bukur jepet falas nga Apple në App Store. Zakonisht kushton $2,99 por sot ju mund ta shkakroni atë falas. Infinite Skater është një aventurë magjike të cilën nuk e keni parë kurrë dhe është e disponueshme për iPhone, iPod touch, iPad madje edhe për gjeneratën e katërt të Apple TV.
Kjo lojë e mrekullueshme shoqërohet dhe me një grafik shumë tërheqës, dhe sugjerohet të luhet në iPhone të gjeneratës së 5-të e sipër.
[button link=”https://itunes.apple.com/al/app/infinite-skater/id1022647461?mt=8″ icon=”adn” window=”yes”]Infinite Skate në App Store[/button]