Aplikacioni Falas i Javës në App Store: Camera Plus (Kurseni $2)

Aplikacioni i Global Delight për shkrepjet dhe editimet e fotove Camera Plus me AirSnap iPhone, iPad dhe Apple Watch jepet tani falas. Përfshin një sërë karakteristikash për t’ju ndihmuar ju të shkrepni dhe të redaktoni foto në celularin tuaj. Gjatë viteve të fundit, Camera Plus është shitur për 0,99$-1,99$. Por këtë jave Apple e ka shpallur atë Aplikacionin e Javës dhe mund ta shkarkoni atë falas për herë të dyte që prej lançimit të tij.

Më shumë rreth AirSnap:

‘AirSnap’ është një karakteristikë e cila ju lejon ta komandoni një iPhone apo iPad duke përdorur një pajisje tjetër për të shkrepur foto dhe video nëpërmjet valëve. Thjeshtë çiftojeni iPajisjen tuaj dhe filloni të shkrepni foto dhe video nga një pajisje iOS e dytë si iPhone, iPad dhe tani Apple Watch.

Kjo është përfekte për mbledhjet familjare, daljet jashtë me miqtë, selfie-t në grup, fotografitë e botës së egër apo peizazheve etj.

Për më shumë lojra dhe aplikacione falas, kontrolloni kategorinë tonë të promocioneve.

camera-plus-airsnap-free

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.